Kategoria Superiore do të luaj sot ndeshjen e javës së 20 mes Bylisit dhe Vllaznisë në orën 14:00. Në “Adush Muça”, vendasit do kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, pasi në dy takimet e këtij viti kalendarik kanë pësuar po kaq disfata, të dyja në transfertë.

Përballë ekipit mallakastriot do të jetë Vllaznia, që këtë periudhë ka treguar rritje në lojën e saj sulmuese.

Bylis do të duhet të bëjë pa Dimar Bicaj, veteranin e mbrojtjes që është një armë plus në prapavijë. Shtatëlarti ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do e shohë ndeshjen nga tribuna.

Një tjetër shqetësim është edhe gjendja e Jurgen Goxhës që ka vuajtur një dëmtim të lehtë, por pa shumë probleme. Gjendja e Guindo do të shihet deri në fund dhe pse sulmuesi është projektuar titullar.

Formacioni i mundshëm anti-Vllazni:

Bylis: Hidi – Hadroj, Shkalla, Goxha, Peposhi – Mëllugja, Ntephe, Bajramaj, Murataj, Ndreca – Guindo Tr. Veljko Dovedan