Bylisi luan në Shkodër një transfertë delikate me shumë mungesa, por trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan, ka studiuar në dy ditët e fundit që të gjejë zëvendësuesit e tyre. Peposhi, Bicaj, Turabov, Ntepe e Qardaku nuk janë pak për organikën e ballshiotëve që janë në një moment të mirë.
“Në Shkodër pres nga skuadra që të bëj më të mirën. Luajmë një ndeshje delikte, Vllaznia ka një ekip solid që luan bukur në shtëpinë e vet”, tha trajneri.
Në lidhje me mungesat, Dovedan shtoi se: “Jemi mësuar javët e fundit, por normalisht është më mirë kur e ke skuadrën e plotë. Por, ne duhet që të bazohemi te këta lojtarë që kemi. Ata sa herë që aktivizohen e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës. Kështu që edhe në Shkodër unë besoj tek grupi dhe ata që do të hedh në fushën e blertë”.
Në fund, Dovedan nuk kërkon të japë mendim për rezultatin, por mjaftohet me: “Të luajmë mirë, lojtarët të bëjnë maksimumin dhe të zbatojnë detyrat”, – tha trajneri i ballshiotëve. /Vipsport/