në Ballsh skuadra e Vllaznisë nuk ka mundur që të ruajë serinë e fitoreve duke pësuar një humbje me polemika përballë Bylisit. Stoilov (48’) kaloi vendasit në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Kur të gjithë menduan se takimi po shkonte drejt një mbylljeje pa shumë histori në pesë minutat të shtesës të akorduara nga Emanuela Rusta ndodhi gjithçka. Miqtë pretenduan për një penallti pasi një lojtar i Bylisit preku topin me dorë në zonë, por Rusta pasi u konsultua në VAR nuk akordoi njëmbëdhjetëmetërsh. Skuadra mike u hodh e tëra në sulm gjatë një goditjeje standarde braktisi portën edhe portieri për të tentuar golin që do të evitonte humbjen pas 7 fitoreve radhazi. Topi i rikuperuar nga Bylisi përfundoi në këmbët e Sanogo, i cili mori topin dhe i vetëm shkoi përpara portës së boshatisur për të shënuar golin e 2-0 në të 97’. Skuadra e Martinit nuk u dorëzua dhe gjeti edhe golin e nderit falë Tafilit në të 98’. Në 25 ndeshje kuqeblutë kanë mundur që të marrin 48 pikë dhe mbajnë vendin e parë ndërsa ekipi i Bylisit renditet në të tetin me 23 pikë.
Bylisi frenon Vllazninë pas 7 fitoreve radhazi
RELATED ARTICLES


