HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylisi siguron mbijetesën në Superiore, Luftëtari godet tri herë shtyllën

Bylisi siguron mbijetesën në Superiore, Luftëtari godet tri herë shtyllën

Bylisi bën detyrën në shtëpi ndaj Luftëtarit, edhe pse me jo pak vështirësi. Ballshiotët fituan 2-0 falë golit me penallti të Isli Hidit në minutën e 33-të, si dhe Eridon Qardakut në limitin e pjesës së parë.

11-metërshi që zhbllokoi ndeshjen, i fituar nga Ntepe pas ndërhyrjes së B.Malajt bëri që miqtë të protestonin jo pak, edhe pse arbitri Llapra ishte i vendosur.

Ky trepikësh i siguron ekipit ballshiot qëndrimin në elitë edhe për një sezon, ndërsa bluzinjtë kanë prerë biletën prej javësh dhe kampionatin tjetër do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë.

Vlen të theksohet se gjirokastritët goditën tre herë shtyllën, fillimisht me Rimal Haxhiun kur ndeshja ishte 0-0, e më pas në pjesën e dytë me Gresild Likën, i cili ishte nga më të mirët në fushë bashkë me Qardakun e ballshiotëve. Ndërsa në kohën shtesë i pafat ishte Alvi Ahmetaj, pasi topi u përlpas në shtyllë.

BYLIS-LUFTËTARI 2-0

Hidi 34′ (p), Qardaku 45′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments