Vllaznia e vitit 2001 ka qene e fundit qe u shpall kampion ne historine e klubit shkodran dhe nje nder pjestaret e atij suksesi ishte edhe sulmuesi Dorian Bylykbashi.
Elbasani luajti ne Shkoder nje vit e gjysem teksa ka veshur fanellen kuqeblu ne 34 ndeshje duke shenuar 12 gola. Vete ai ne nje prononcim per “Shkodra SPORT” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, flet per nostalgji per suksesin e para 20 viteve dhe evidenton disa nga personazhet kryesore.
Bylykbashi njekohesisht ka folur edhe per kampionatin aktual dhe Vllaznine duke mos e perjashtuar kurrsesi nga gara per titullin kampion. Madje, ai ka shprehur deshiren e tij per ta pare serish kete skuader kampione ne fund te sezonit. Lexoni me poshte intervisten e ish- sulmuesit te njohur dhene per gazeten tone:
-Kampionati shqiptar i ketij sezoni po prodhon rivalitet te madh qe nuk eshte pare ne disa vite. Mendoni se futbollit tone i eshte rritur bukuria dhe cilesia?
Mendimi im eshte qe te gjithe ekipet jane aty aty dhe prandaj eshte ky lloj rivaliteti, domethene nuk ka nje ekip qe te bej diferencen. Keshtu qe nuk ka te beje me rritjen e cilesise.
-Dueli per titull eshte bere i forte ku jane 4 ekipe qe ndjekin hapin e njera tjetres dhe nje nder to eshte dhe Vllaznia. Nje opinion te shkurter per skuadren shkodrane?
Mendoj se Vllaznia deri tani ka bere shume mire me disa gabime te vogla. Trajneri dhe lojtaret kane bere maksimumin e tyre por ndoshta dhe ajo shkeputje e shpejte ka pasur dhe njefare optimizmi dhe euforie qe ka ndikuar te lojtaret dhe stafi.
-Vllaznia ka kryesuar e vetme kampionatin qe nga fillimi i saj dhe me pas nisen oshilacionet e shumta per te. Sipas jush ato do ndikojne tek ecuria e saj dhe tek pozicioni ne renditje?
Vllaznia ka kryesuar per shume jave dhe ne disa prej tyre ishte 9 pike larg por ne javet e fundit kane pasur shume oshilacione dhe nuk e di pse ka ardhur kjo. Dhe ne momentin qe fillojne gabimet fillon dhe humbet besimi. Duhet te rikthehen menjehere te fitorja ne qofte se duan te luftojne per titullin kampion.
-Disa prej figurave sportive e kane perjashtuar Vllaznine nga gara e titullit duke menduar se si objektiv paresor kane Kupat e Europes. Mendoni se Vllaznia do jete pretendentja kryesore per fitimin e titullit ku kane mbetur dhe 12 jave nga fundi i kampionatit?
Çdo njeri, qofte figure sportive apo jo, ka mendimin e tij dhe e sheh kampionatin ne kendveshtrime te ndryshme. Nuk mund ta perjashtoje asnjeri Vllaznine nga gara per titull duke qene qe ka kryesuar me merite per disa jave por Vllaznia dhe çdo ekip tjeter ne kete sezon per mendimin tim kane te njejtin problem, nuk kane sulmues. Mungojne Sinani, Fortuzi, Salihi, Xhafaj domethene mungojne golat dhe po nuk shenove nuk mund te fitosh.
-Se fundmi, ju me Vllaznine keni luajtur ne vitin 2001 kur ky ekip u shpall kampion per te fundit here. Si i kujtoni ato momente dhe a i ruani akoma ne memorjen tuaj?
Une bej pjese te ato njerez qe e dua me shpirt Vllaznine sepse kam kaluar 1 vit e gjysem ne ate qytet te mrekullueshem me ate super tifozeri qe i pershendes dhe i falenderoj per mbeshtetjen dhe respektin qe na kane dhene ne ate kohe. I kujtoj me nostalgji ato kohe duke veçuar momentin kur jemi shpallur kampion.
Ka qene nje feste per te gjithe qytetin dhe shpresoj shume qe ne fund te kampionatit te jene ato qe ta ngrene trofeun se e meriton ajo tifozeri dhe ai qytet. Nje falenderim nga zemra dhe mirenjohje pa fund kam per te ndjerin Myftar Çela qe e ngjiti Vllaznine aty ku e meriton. Shume respekt per te.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ