HomeKRYESOREÇabi Alonso bën prapakthehu, rinovon për të mos shkuar në Bundesligë

Çabi Alonso bën prapakthehu, rinovon për të mos shkuar në Bundesligë

Tre ditë më parë, lajmi se Çabi Alonso, ish-mesfushori i njohur i Spanjës dhe klubeve me emër si Liverpul, Real Madrid apo Bajern Mynih do të kthehej në Bundesligë si trajner i parë, ka bërë xhiron e botës. Spanjolli ishte pjesë e klubit të Real Sociedad ku drejton ekipin e dytë në kategoritë e ulëta spanjolle duele “mësuar zanatin”.

Për të duket ishte gati pankina e Borusia Mynshengladbah, nga e cila do të largohet Marko Rose për t’iu bashkuar Borusia Dortmund.

Një vendim që shumëkush e priti me entuziazëm, pasi Çabi Alonso shihej gjithmonë si një trajner në fushë e tashmë pritej me kureshtje të shihej si trajner i mirëfilltë.

Por klubi i Real Sociedad e ka bindur të bëjë prapaktheu dhe sot njoftoi se i kishte zgjatur marrëveshjen atij për të qëndruar deri në vitin 2022 në drejtimin e ekipit B. Tashmë në Spanjë janë të bindur se kjo lëvizje është bërë që t’i mundësohet atij që të vazhdojë “mësimin” derisa të jetë gati për ekipin e parë të Real Sociedad. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments