Mesfushori i Real Madrid, Casemiro ka dhënë një intervistë të gjatë për “Libero”, ku përveç karrierës së tij iu përgjigj edhe disa komenteve të bëra nga ana e Sergio Busquets.

Mesfushori katalanas kishte thënë disa kohë më parë se e kishte studiuar stilin e lojës së Casemiros, diçka që lojtari i Real Madridit e përshkroi si një nder.Image“Së bashku me Messin, Busquets ka qenë lojtari më i rëndësishëm te Barcelona në vitet e fundit”, ka deklaruar Casemiro.

“Ne flasim për Messin, Suarez ose më parë për Neymar, por Busquets për mua është më i rëndësishmi”.

“Ai është një nga mesfushorët më të mirë difensiv”, përfundoi mesfushori madrilen.Image