“Vllaznia B” nesër drejt Shijakut me objektivin për të mundur Erzenin

Skuadra shijakase është një nga më të mirat aktualisht të kampionatit të kategorisë së parë bashkë me Kastriotin, Besën dhe Egnatin megjithatë "Vllaznia B" do të tentojë ta sfidojë brenda në fushën e vet. Në kampin shkodran ka besim...

Bekim Erkoçeviq: Do synojmë të marrim fitoren edhe në Shijak

Për javen e tete të kampionatit kombëtar të kategorisë së parë, Vllaznia B është mysafire në Shijak ku do të luajë përballë Erzenit vendas. Kuqeblutë e B-së që drejtohen nga trajneri Kraja vijnë në këtë ndeshje pas një fitore...

Karakaçi: Nuk jam mësuar të jem ndonjëherë rezervë

Ka shëtitur në disa skuadra dhe së fundi është ndalur tek Kastrioti. Aty ku bashkë me trajnerin Samuel Nikaj dhe shkodranët e tjerë Alis Boci, Denis Dyca, Ergi Borshi e Erkan Spahija, e kanë dërguar këtë skuadër në vendin e parë në renditje dhe konsiderohet si pretendentja krysore për ngjitjen në Superligë.

Kraja: Miqësorja me ekipin e parë ia vlejti. Tani Gjoka mund të zgjedhë

Në pamje të parë nuk e ka shprehur, madje as në prononcimin e tij për mediat. Bëhet fjalë për trajnerin e "Vllaznia B" Ervis Kraja i cili pas fitores 1-0 të ekipit të tij ndaj ekipit të parë të klubit shkodran, ka ndjerë kënaqësinë e këtij suksesi por ndërkohë në fjalët e thëna për gazetarët, është treguar paksa "diplomat" kur ka thënë:

Kraja: Ata që duan të luajnë me Vllazninë, më parë të kalojnë provën me...

Pasditen e nesërme në "Reshit Rusi" do të luhet ndeshja miqësore në mes ekipit Vllaznia A dhe Vllaznisë B. Një takim i cili do t'u shërbejë trajnerëve të të dy ekipeve për të parë gjendjen e futbollistëve në prag të ndeshjeve të rradhës. Por, njëkohësisht, do të jetë një mundësi e mirë që trajneri Ernest Gjoka të shohë edhe ndonjë element të ekipit të dytë që mund t'i shërbejë në të ardhmen.

Ja cili futbollist i “Vllaznisë B” doli sot në stërvitje me ekipin e parë

Ajo që kishte paralajmëruar mbrëmë trajneri i ekipit "Vllaznia B" se një lojtar i këtij ekipi do të dilte sot në stërvitje me ekipin e parë, është realizuar. Bëhet fjalë për një sportist i cili gëzon një formë të mirë sportive dhe për më tepër nuk është një emër i panjohur. Ai është Arsen Hajdari. Mesfushori me tipare sulmuese sezonin e kaluar ka qenë pjesë e kuqebluve megjithatë në fund të tij kaloi disa momente jo të mira dhe nuk u federua me ekipin e parë por kaloi tek ekipi B.

E zbulon Kraja. Sot një futbollist i Vllaznisë B në stërvitje me ekipin e...

Ardhja e trajnerit Ernest Gjoka në krye të Vllaznisë duket se ka filluar t'i lëvizë në njëfarë mënyre ujërat në klubin Vllaznia. Ai nga sa shikohet, po kërkon një bashkëpunim më të madh me drejtuesit dhe trajnerët e Akademisë dhe po ashtu edhe me stafin e ekipit B. Javën e kaluar ka marrë në stërvitje një futbollist nga ekipi U-19, pikërisht mbrojtësin e majtë Senad Hysenaj ndërkohë që ditën e sotme me ekipin e parë do të dalë në stërvitje edhe një futbollist i ekipit B.

Pas Flamurtarit, Samuel Nikaj do ngjisë Kastriotin në Superligë

Trajneri shkodran Samuel Nikaj mund të konsiderohet më së miri si trajner i ngjitjes së skuadrave nga kategoria e parë në Superligë. E ka bërë këtë gjë sezonin e kaluar me Flamurtarin e Prishtinës kur e mori në vendin e nëntë dhe e shpalli kampion të kategorisë së parë dhe po të njëjtën gjë po bën edhe sivjet me Kastriotin e Krujës. Kjo skuadër konfirmohet si “superfuqia” e Grupit A të Kategorisë së Parë dhe pretendente kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar në edicionin e ardhshëm.

Tirana- Bylis, tre arbitra shkodranë janë perfekt në gjykim

Kryendeshja e kategorisë së parë të futbollit shqiptar ka qenë padyshim ajo e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin "Selman Stërmasi" në mes Tiranës dhe Bylisit. Ky i fundit ka fituar 1-0. Për t'u veçuar është fakti se komisioni i arbitrave pranë FSHF-së ia kishte besuar për ta gjykuar këtë sfidë shumë të rëndësishme një treshe arbitrash shkodranë.

E rrallë! Kampioni i boksit, premio për “Vllazninë B”

Ndodh edhe kështu. Një kampion i madh i boksit shqiptar, solidarizohet me gjendjen jo të mirë të një ekipi në një sport tjetër dhe për të motivuar edhe më shumë pjestarët e tij, vendos premio për fitoren e tyre. Ka ndodhur në ndeshjen e kategorisë së parë në mes "Vllaznia B" dhe Besës së Kavajës. Shkodranëve u duhej patjetër fitorja në këtë takim në mënyrë që t'i largoheshin fundit të tabelës së renditjes dhe për ta ka menduar dikush tjetër.