Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa ishte i ftuar në emisionin Skaner ku foli për sezonin e verdhebluve. Kreu i klubit zbuloi objektivat dhe u tregua modest duke mos bërë deklarata boshe për titullin kampion. Sipas Llupës, viti i parë në Superiore do të ishte i suksesshëm me një arritje në “Final Four”.

“Synimi im personal është që ne tashmë jemi në Superiore. Nuk jam nga ata që premtoj se do dal kampion, është shumë gabim. Mendoj të jem në Final Four, ky është objektivi im. Nëse do të jetë Elbasani, do të arkëtohen para pafund nga tifozët duke iu shtuar asaj që ka ky projekt që ndahen lekët për 4 ekipet e para dhe më pas të tjerët.

Nuk kam qëllim të godas askënd, por nëse më ftojn në emisone sportive dua të flas me panel sportiv. Elbasan i përkëdhelur nga arbitrat? Nëse meremi nga java e parë deri më sot, nëse Elbasani del i fituar me arbitrat unë bëj deklaratë ç’të doni ju.

Që nga java e parë me Krujën e deri më sot, edhe me Flamurtarin në Elbasan, po të marrësh minutën e 2-të ku sulmuesi i Flamurtarit bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit tonë dhe në minutën e 9-të ka bërë prapë një ndërhyrje e përsëri u fal deri në të 80-tën kur doli me të kuq”, tha presidenti.