Shkruar nga Fatos LAMAJ
Pas 99 minutash lojë Dinamo ka siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë duke fituar 0-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Rastin e parë të artë për gol e pati sulmuesi Dejvi Bregu,por fatmirësisht për shkodranët portieri Jukaj priti mrekullisht.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes Vllaznia rriti tempin,tentativë spektakolare e Malës ama gardiani Teqja i tha jo golit për vendasit. Bekim Balaj tradhtoi kuqeblutë në minutën e 59-të rast flagrant i shpërdoruar i vetëm dhe i pamarkuar brenda zonës megjithatë 35-vjeçari gaboi,teksa ky rast ndikoi tej mase për vazhdimësinë.
Në situatën kur Vllaznia e kërkonte finalizimin me çdokusht të vendosur thuajse i gjithë ekipi në zonën mike,Dinamo shfrytëzoi shpejtësin e sulmuesit Dejvi Bregu. Bregu fitoi duelin e sprintit me mbrojtjen e Vllaznisë duke shënuar golin e fitores dhe kualifikimit për në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Vllaznia-Dinamo 0-1
Bregu 77′
Kartonë të verdhë:Krymi 38’/Nani 25′,Beqja 75′
Vllaznia:Jukaj,Celikovic,Gjini,Bajrami,Mala,Dros(Qato 69′),Krymi(Sala 46′),Kallaku,Jago(Pusi 89′),Dodaj(Murataj 75′),Balaj Trajner:Edi Martini
Dinamo:Teqja,Nani(Ismaili 93′),Ferreira(Meksi 93′),Dita,Aliji,Beqja,Malomo(Xhejms 87′),Qardaku(Qefalija 67′),Vila,Bregu,Mustafa(Koma 67′) Trajner:Ilir Daja
Gjyqtarë:Enea Jorgji(Elbasan)


