Thursday, April 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjika: Titulli do ndahet mes Elbasanit dhe Vllaznisë

Gjika: Titulli do ndahet mes Elbasanit dhe Vllaznisë

Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit, Dhimitër Gjika, ka analizuar për “Panorama Sport” momentin aktual të skuadrës verdheblu, duke u ndalur te suksesi i fundit, forma e ekipit dhe gara për titull.

Sipas tij, fitorja ndaj Vllaznisë ka qenë një moment kyç në këtë fazë të kampionatit. “Elbasani përjetoi një festë të vërtetë sportive, duke arritur një fitore të merituar përballë Vllaznisë dhe, si rrjedhojë, edhe kryesimin”, u shpreh Gjika.

Ai thekson se skuadra tashmë ka arritur një nivel konsolidimi që e bën pretendente serioze për titullin kampion. “Për mua, Elbasani është një ekip i konsoliduar. Mendoj se këto tri pikë mund të rezultojnë vendimtare në fund, duke parë se ky kampionat po ndahet shumë ngushtë”, shtoi ai.

Në analizën e tij, Gjika e sheh garën për titull të përqendruar vetëm mes dy ekipeve kryesore. “Garën për titull e shoh vetëm mes këtyre dy skuadrave”, nënvizoi ish-futbollisti.

Megjithatë, ai pranon se bindja e tij ka ardhur pas fitores direkte ndaj rivalit. “Dua të jem i sinqertë: deri para ndeshjes me Vllazninë nuk isha kaq optimist sa jam tani. Por, pas asaj fitoreje bindëse, i bëj thirrje Vllaznisë të bëjë kujdes”, theksoi Gjika.

Në fund, mesazhi i tij është i qartë: Elbasani është gati për të luftuar deri në fund dhe për ta rikthyer titullin në qytet. “Elbasani është rivali kryesor dhe gati për ta sjellë titullin në Elbasan”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments