Sunday, June 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEEKSKLUZIVE/ Anxhelo Suta jep dorëheqjen nga drejtimi i Tërbunit

EKSKLUZIVE/ Anxhelo Suta jep dorëheqjen nga drejtimi i Tërbunit

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Trajneri Anxhelo Suta ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Tërbunit, duke mbyllur kështu një periudhë një-vjeçare pune dhe përkushtimi në krye të ekipit pukjan. Në një reagim për “Shkodra Sport”, Suta e cilësoi këtë eksperiencë si të rëndësishme në aspektin profesional dhe personal, ndërsa falënderon futbollistët, stafin teknik dhe atë administrativ për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë kësaj kohe.

“Pas një periudhe pune dhe përkushtimi në drejtimin e KF Tërbunit, kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i trajnerit të ekipit. Kjo ka qenë një përvojë e rëndësishme profesionale dhe personale për mua, ndaj dëshiroj të falënderoj të gjithë futbollistët, stafin teknik dhe administrativ për bashkëpunimin, respektin dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj kohe.”

Një falënderim të veçantë, Suta e kishte për Kryetarin e Bashkisë, Rrok Doda, për mbështetjen ndaj klubit, si dhe për drejtorin Alfred Pjetri për korrektësinë dhe besimin e treguar.

“Një falënderim të veçantë dua t’ia shpreh Kryetarit të Bashkisë, z. Rrok Dodaj, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj klubit dhe futbollit në qytetin e Pukës. Gjithashtu, falënderoj drejtorin e klubit, z. Alfred Pjetri, për bashkëpunimin korrekt, besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë gjatë ushtrimit të detyrës sime.”

Në përfundim, Suta i uroi Tërbunit suksese në vijim dhe shpreh bindjen se skuadra do të arrijë objektivat e saj në të ardhmen.

“I uroj KF Tërbunit suksese në vazhdim dhe besoj se klubi do të arrijë objektivat e tij në të ardhmen”,-mbylli në fjalët e tij për “Shkodra Sport”, trajneri Anxhelo Suta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments