Sunday, June 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKonfirmohet lajmi i 'Shkodra Sport', Egnatia zyrtarizon ish-përgatitësin atletik të Vllaznisë

Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, Egnatia zyrtarizon ish-përgatitësin atletik të Vllaznisë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Konfirmohet lajmi i publikuar pak ditë më parë nga “Shkodra Sport”. Aurel Locaj është zyrtarizuar nga klubi i Egnatias si përgatitës atletik i skuadrës kampione të Shqipërisë, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

Locaj, një emër i njohur në futbollin shqiptar për punën e tij në aspektin fizik të lojtarëve, do t’i bashkohet stafit teknik të Egnatias në prag të angazhimeve të rëndësishme të sezonit të ri, ku rrogozhinasit do të synojnë sërish suksesin në kampionat dhe në arenën europiane.

Fotoja e publikuar nga klubi konfirmon zyrtarisht lajmin e bërë publik më herët nga “Shkodra Sport”. Ky emërim shihet si një përforcim i rëndësishëm në aspektin e përgatitjes fizike, një element kyç për një skuadër që synon të jetë konkurruese në disa fronte.

Në fakt, pritet që eksperienca e Locajt të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e performancës së lojtarëve gjatë sezonit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments