Bajern Mynih thuhet se është i gatshëm të rrisë ndjeshëm pagën e Majkëll Olise, në një përpjekje për ta bindur të nënshkruaj një kontratë të re dhe për të larguar interesimin e Real Madrid.
Drejtuesi i futbollit në “Bild”, Kristian Falk, raporton se, megjithëse Olise ka edhe tre vite kontratë aktuale, Bajerni dëshiron ta zgjas atë me edhe dy vite të tjera, deri në vitin 2031, për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë.
Si pjesë e këtij rinovimi të mundshëm, Bajerni është i gatshëm t’i rris pagën nga rreth 15 milionë euro në rreth 25 milionë euro në vit, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar të klubit.
24 vjeçari aktualisht po përfaqëson Francën në Kupën e Botës dhe ka spikatur me një paraqitje të shkëlqyer, duke u shpallur Lojtari i Ndeshjes në fitoren 3-1 të Francës ndaj Senegalit në ndeshjen hapëse.


