Sunday, June 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Vllaznia gjen qendërmbrojtësin, firmos një kosovar

EKSKLUZIVE/ Vllaznia gjen qendërmbrojtësin, firmos një kosovar

Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia ka mbyllur marrëveshjen me qendërmbrojtësin nga Kosova, Fatbardh Latifi, i cili prej ditës së djeshme është parë në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa sot ka hedhur firmën mbi kontratë me kuqeblutë.

Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se lojtari ka përfunduar edhe procedurat zyrtare, çka tregon se prezantimi nga ana e klubit është çështje orësh.

Latifi, i cili vjen nga Trepça 89′ në Kosovë dhe që më parë ka luajtur edhe për Llapin, konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv, aty ku stafi teknik, me në krye trajnerin Edi Martini kishte kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në këtë merkato vere.

Mbrojtësi nga Kosova pritet t’i bashkohet menjëherë grupit në stërvitje dhe të vihet nën urdhrat e trajnerit Martini për fazën përgatitore. Ai shihet si një element që mund të sjellë më shumë siguri dhe konkurrencë në prapavijë, në një sezon ku objektivat e Vllaznisë mbeten të larta si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.

Me këtë lëvizje, drejtuesit kuqeblu duket se po vijojnë punën për ndërtimin e një skuadre më të kompletuar, ndërsa nuk përjashtohet që në ditët në vijim të ketë edhe afrime të tjera në repartet ku ekipi ka nevojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments