Vata:Vllaznia do ta mundë Skënderbeun

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata është i bindur se skuadra e tij mund t'ia dalë të fitojë pasditen e nesërme ndaj Skënderbeut. Një besim që ai e bazon tek puna e bërë këto ditë, entuziasmi i skuadrës dhe kualitetet që ka në rradhët e saj. “Unë besoj se i kemi kualitetet e duhura për ta fituar këtë ndeshje. Kemi një grup të mirë lojtarësh, nbi të gjitha solid. Vetë përballja me një kundërshtar të tillë të motivon dhe prandaj nuk kam aspak frikë përpara kësaj ndeshje”-ka thënë ai.
Ferid Rragami, gati nderimi si “Legjenda e futbollit shqiptar”

Vllaznia, plani B i merkatos: Boadu dhe Ambouret

Edi Martini: Sulmi ndaj Shabës ngaqë më ka akuzuar më përpara

Prej tre ditësh në mediat lokale dhe ato qendrore, ka shpërthyer çështja "Martini".Në fillim ka qenë deklarata e Martinit në televizionin lokal por që është "trashur" në një prej gazetave të përditshme. Me qëllim "skupin", kjo gazetë prej dy ditësh po kërkon të nxjerrë të tjera gjëra në dritë. Sot shkruhej që gjoja një tjetër ish-futbollist i njohur i Vllaznisë ka dalë kundër Martinit duke e quajtur njeri konjuktural.
Vllaznia fiton 3-0 ndaj Dinamos për kupë

Vllaznia, vlera e klubit shkon në 2.2 milionë dollarë

Karakaçi & Tafa: Po jetojmë një ëndërr

Ymer Striniqi: Vllazni, ruaju prej Daniel Xhafës!
Njihet prej shumë e shumë vitesh si staticieni më i mirë në Shqipëri. I kam shumë për zemër statistikat për të gjitha skuadrat e futbollit, por në veçanti ato të Vllaznisë, skuadrës së tij të zemrës. Për rrjedhojë, ai mban mend mirë si rastet e mira ashtu edhe ato të këqija për këtë skuadër. Përveçse është kundër luajtjes së ndeshjes me drita në "Loro Boriçi" (statistikat tregojnë se Vllaznia nuk ka sukses me to), ai u kujton drejtuesve dhe futbollistëve të Vllaznisë edhe një fakt tjetër që ai ka konstatuar në vitet e tij të shumta pranë futbollit.
Vujadinoviç: Ora e dhuruar? Për mua vlen 1 milionë dollarë

Portieri i Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç është prekur shumë nga gjesti i trajnerit Rudi Vata pas ndeshjes së fundit me Apoloninë teksa e ka vlerësuar atë si njeriun e ndeshjes dhe për rrjedhojë i ka dhuruar atij një orë dore. Malazezi nga Pogdorica e konsideron një dhuratë të çmuar atë dhe përveçse e mban vazhdimisht në dorë, e vlerëson shumë këtë gjest. "Për mua kjo orë vlen 1 milionë dollarë kaq të çmuar e quaj. E falenderoj shumë trajnerin Vata për këtë veprim dhe gjëra të tilla natyrisht që më shtyjnë të bëj më të mirën sërish për këtë skuadër"-ka thënë ai.
Vata: Skënderbeu, prova e së vërtetës për Vllazninë

Për trajnerin e Vllaznisë Rudi Vata, fitorja në ndeshjen me Apoloninë ka një rëndësi të madhe sepse mbi të gjitha u morën pikët e para në transfertë. Në konferencën e sotme për shtyp ai ka lavdëruar paraqitjen e elementit të ri duke thënë se tani e tutje, edhe konkurrenca do jetë më e madhe në skuadër. Po ashtu, Vata ka folur me superlativa për Karakaçin, 19 vjeçarin që luajti si titullar dhe shënoi golin e parë në Fier por nga ana tjetër, ka deklaruar se atij I duhet shumë punë për të ardhmen.