Pas pak ditësh, Federata Shqiptare e Futbollit pritet të zhvillojë një ceremoni interesante për të nderuar disa figura të shquara të futbollit shqiptar ndër vite. Një ndër ta që pritet të nderohet me titullin  e lartë “Legjenda e futbollit shqiptar” është edhe ish-futbollisti i Vllaznisë Ferid Rragami. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë FSHF-së sipas të cilave, krahas Rragamit do nderohet edhe Faruk Sejdini dhe ndonj tjetër. Fakti që edhe “ujku” është në listën e nderimeve të këtij institucioni është kuptimplotë edhe për klubin e futbollit Vllaznia për të cilin Rragami ka kontribuar për vite me rradhë. Jo më kot, është vlerësuar si pjestar i “11-shes më të mirë të 90 viteve”, jo më kot ka qenë për vite me rradhë kapiteni i kësaj skuadre, jo më kot ka qenë edhe anëtar i kombëtare shqiptare për shumë vjet. Ferid Rragami për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe trajner i Vllaznisë. Ceremonia për nderimin e tij dhe të figurave të shquara të futbollit shqiptar, pritet të zhvillohet në ditët në vazhdim.