Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Vllaznia pavarësisht zhurmës që po bën në media gjoja për blerje të bujshme në janar, në fakt duket se nuk ka asgjë serioze në këtë mes. Mungojnë paratë e prandaj nuk bëhet fjalë të vijnë as Bala, Lika, Dushku dhe as Boadu e Ambouret. Në kushte të tilla, trajneri Vata i ka hyrë seriozisht stërvitjes dhe me shumë mundësi në janar, pasi të ketë bërë edhe një fazë të mirë përgatitore, të jetë në formacion.

Fakti që mund të largohet Petroviç, të çon në logjikën se Vata mund të luajë në qendër të mbrojtjes. Forma e tij duket përgjithësisht e mirë. Nuk ka kile të tepërta dhe po ashtu, po stërvitet rregullisht. Në ndeshjen e sotme ndaj gazetarëve, ai ka treguar se është në formë. Por një tjetër përforcim i rëndësishëm i merkatos kuqeblu në janar duket se do jetë ai i Kujtim Shabës. Administratori i Vllaznisë, i gjendur në vështirësi të mos mbajtjes së premtimeve që ka bërë për blerje cilësore, me shumë mundësi do hyjë edhe ai të luajë në fushë. Fotoja e mëposhtme e tregon qartë se Shaba e ka marrë seriozisht këtë gjë prandaj dhe ka filluar stërvitjen.
(Shënim: Merreni me humor se ka vend edhe për gjëra të tilla).