Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka mbyllur kampionatin e rregullt me fitore. Pasditen e djeshme ajo ka fituar ne Elbasan ndaj skuadres vendase me rezultatin 113-98. Ka qene nje takim i dominuar nga kuqeblute e trajnerit Damian Bekteshi.

Kjo u shfaq qe ne perioden e pare te tij qe rregjistroi shifrat 35-22 ne favor te Vllaznise. Nje epersi e tille e ndihmoi ekipin shkodran qe te ishte me i qete ne vazhdimin e lojes dhe si rrjedhoje e mbyll edhe perioden e dyte me rezultatin 23-20 dhe per rrjedhoje, do te shkonte ne pushim me nje avantazh prej 16 pikesh.

Kjo ka mjaftuar qe kuqeblute ta administrojne avantazhin dhe ne perioden e trete madje e ka thelluar edhe me shume duke e fituar kete 10 minutesh me rezultatin 31-24. Ndonese ne perioden e katert ishte Elbasani qe fitoi 32-24, por ky triumf ka qene i pavlere sepse Vllaznia ne kete fitoi gjithe takimin me rezultatin 113-98.

Pikeshenuesit me te mire te Vllaznise ne kete takim kane qene dy amerikanet Tucker dhe Wilkins me nga 18 pike secili, ndersa te tjera jane shenuar nga Gjeçaj (16), Saab (15), Rakaj (13), Kopliku e Kuçi nga 12 pike, Mbiara (6) dhe Tafa (3). Shkodranet e kane siguruar pjesmarrjen ne fazen play-off dhe tashme presin te mesojne emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshen ne vijim./www.shkodrasport.com/