FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERikthimi i sulmuesit, entuziasëm mes tifozëve të Vllaznisë

Rikthimi i sulmuesit, entuziasëm mes tifozëve të Vllaznisë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Rikthimi i Lirim Kastratit pranë skuadrës së Vllaznisë ka qenë një nga lajmet pozitive të ditëve të fundit për kampin kuqeblu. 27-vjeçari është parë ditën e premte në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, duke iu bashkuar grupit, edhe pse ende jo në një stërvitje të plotë me pjesën tjetër të skuadrës.

Anësori ka vijuar punën në mënyrë individuale, duke zhvilluar disa vrapime rreth fushës së stadiumit “Loro Boriçi”. Kastrati nuk është ende në fazën për të përballuar ngarkesën e një seance të plotë me ekipin, ndaj stafi teknik po ndjek me kujdes procesin e rikthimit të tij gradual në ritmin e skuadrës.

Pavarësisht kësaj, prania e tij pranë grupit ka mjaftuar për të sjellë optimizëm në radhët e tifozëve shkodranë. Kastrati konsiderohet një element i rëndësishëm për Vllazninë, sidomos për shkak të cilësive që mund t’i ofrojë skuadrës në krahët e sulmit dhe eksperiencës së fituar edhe me Kombëtaren e Kosovës.

Ndërkohë, 27-vjeçari nuk ka qenë pjesë e seancës së përbashkët të skuadrës në ditët e fundit, duke e ndjekur takimin nga tribuna. Kjo tregon se rikthimi i tij në aktivitet të plotë kërkon ende kohë dhe se Vllaznia nuk dëshiron të nxitojë me aktivizimin e tij.

Për kuqeblutë, rikthimi i Kastratit do të ishte një përforcim i rëndësishëm në një moment kur skuadra kërkon të ndryshojë situatën e krijuar në startin e sezonit. Cilësitë e tij në lojën një kundër një, shpejtësia dhe eksperienca mund t’i japin më shumë alternativa repartit ofensiv.

Megjithatë, rikthimi konkret i Kastratit në fushën e lojës pritet të ndodhë më vonë. Objektivi është që anësori të jetë në dispozicion të plotë të stafit teknik nga fundi i muajit tetor ose fillimi i nëntorit, në varësi të ecurisë së përgatitjeve fizike. Deri atëherë, Vllaznia do të vijojë ta presë me kujdes rikthimin e një prej elementëve që shihet si shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments