Friday, June 5, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPESHËNGRITJE/ Vllaznia U17 shpallet kampione e Shqipërisë për vitin 2026. Shkëlqen Antonino...

PESHËNGRITJE/ Vllaznia U17 shpallet kampione e Shqipërisë për vitin 2026. Shkëlqen Antonino Mullisi

Vllaznia U17 në peshëngritje është shpallur kampione e Shqipërisë për vitin 2026. Një sukses mëse i merituar i sportistëve të këtij ekipi dhe i trajnerit Artur Lagja që ka një meritë të jashtëzakonshme në arritjen e këtyre rezultateve.

Kampionati kombëtar i peshëngritjes për këtë grupmoshë është zhvilluar në Laç këtë vit dhe është shoqëruar nga një dominim i ekipit shkodran i cili ka nxjerrë nga rradhët e tij tre sportistë kampionë ndërsa një tjetër është renditur i dyti duke u shpallur nënkampion.

Kështu, sportisti i talentuar Antonino Mullisi ka shkëlqyer edhe këtë herë kur ka zënë vendin e parë në peshën 79 kg dhe njëkohësisht ka thyer edhe 4 rekorde kombëtare për këtë moshë. Konkretisht një në shkëputje, dy në shtytje dhe një në dygarësh teksa ka ngritur 135 kg në shkëputje dhe 160 kg në shtytje. Falë këtyre rezultateve ai është shpallur edhe sportisti më i mirë i kampionatit dhe ka marrë edhe një trofe personal për këtë arritje.

Po ashtu ka shkëlqyer edhe peshëngritësi Samuel Kola i cili duke konkurruar në peshën deri 45 kg, ngriti 45 kg në shkëputje dhe 59 në shtytje duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampion për këtë peshë.

Kampion është shpallur edhe sportisti Ensar Prroni është shpallur kampion në peshën 75 kg ku ngriti 65 kg në shkëputje dhe 75 kg në shtytje. Për t’u veçuar është edhe rezultati i sportistit 9 vjeçar Rajan Perrone që u shpall nënkampion në peshën 50 kg ku ngriti 35 kg në shkëputje dhe 45 kg në shtytje.

Si rrjedhojë e rezultateve të këtyre katër sportistëve, ekipi i Vllaznisë U17 ka arritur të grumbullojë më shumë pikë se të gjithë ekipet e tjera dhe është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2026.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments