Klubi Vllaznia s’ndërron mendje për Sukajn. S’ka vend në skuadër

0

U mendua se me kalimin  e ditëve gjërat do ndryshonin por nuk do ndodhë kështu. Xhevahir Sukaj edhe pas dhjetorit nuk është në planet e Vllaznisë. Vetë lojtari por edhe opinion sportiv shkodran ka menduar ndoshta se nisur edhe nga nevoja që ka skuadra për një sulmues të tilë, ai do falej. Megjithatë nuk po ndodh kështu dhe nuk ka gjasa të ketë zhvillime të tilla edhe në ditët në vazhdim. Por pezullimi I lojtarit zgjat deri në muajin shkurt, por trajneri Vata ka qenë ai që ka dhënë OK-inë për lejimin e largimit të këtij sulmuesi.

Kapllanaj: Dimo është i Bylisit, s’shkon te Vllaznia

0

Nëse në Shkodër kanë filluar ta bëjnë punë të kryer kalimin e Dimos tek Vllaznia por pritej përgjigja e kryebashkiakut- president Luka, në Ballsh mendojnë ndryshe. Ka qenë vetë presidenti i këtij ekipi Besnik Kapllanaj që pikërisht për këtë çështje, është shprehur kështu në një nga të përditshmet sportive: "Unë nuk kam dashur ta besoj se Dimo do shkojë në Shkodër edhe sepse ai ka kontratë me Bylisin dhe për më tepër është lojtari kryesor i ekipit tonë. Po ashtu kam kontaktuar edhe me drejtues të Vllaznisë dhe ata më kanë pohuar se nuk ka asgjë të vërtetë në ato çfarë shkruhet.

Klubi Vllaznia, ja kush janë 10 sportistët më të mirë të vitit

0

Pasditen e sotme në ambjentet e Grand Hotel "Europa" do të zhvillohet ceremonia e shpalljes së "10 sportistëve më të mirë të vitit 2011" për klubin shumësportësh Vllaznia. Ky është një ritual i përvitshëm i drejtuesve të këtij klubi, që në dallim nga klubi i futbollit që i harron sportistët e tij, ai i vlerëson me këtë anketë por edhe me çmimet që jep.

Vllaznia pret përgjigjen e kryebashkiakut Luka për Dimon

0

Kanë avancuar bisedimet mes Vllaznisë dhe kapitenit të Bylisit Amarildo Dimo. Gjërat kanë shkuar deri në atë pikë, saqë gjithçka tanimë, është në dorë të kryebashkiakut Lorenc Luka, njëkohësisht edhe president i ekipit të futbollit shkodran. Kjo konfirmohet nga burime të sigurta, që tani nuk flitet më, për interesim të ndërsjelltë, por për kontakte dhe biseda konkrete mes palëve.

Skënderbeu- Sukajt: S’të marrim me “borxhe”. Zgjidhi punët me Vllazninë!

0

Kur dukej e kryer puna e kalimit të Xhevahir Sukajt tek Skënderbeu, gjërat kanë marrë rrjedhë krejt tjetër. Arsyeja është vlera financiare që lojtari duhet të derdhë në klubin shkodran për të qenë i lirë. Dhe kjo vlerë nuk është e vogël por bëhet fjalë për plot 50 mijë euro. Në kushte të tilla, një ekip shqiptar nuk e ka ndër mend të shpenzojë një shumë kaq të madhe për blerjen e kartonit të një lojtari kur ka parasysh se edhe kërkesat financiare të tij janë të larta.

Ish-donatorët e Vllaznisë: Na i njihni kontributet tona!

0
  Gjashtë  ish-donatorë të Vllaznisë përmes një kërkese të posaçme, i kanë kërkuar Këshillit Bashkiak Shkodër njohjen e të gjitha vlerave financiare si shpenzime gjatë viteve që kanë kontribuar për këtë klub. Kërkesa është firmosur nga Valter Fushaj, Agron...

Trajneri Vata festat në Skoci. Vllaznia vazhdon stërvitjet

0

Ditën e sotme trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka udhëtuar drejt Skocisë për të festuar festat e fundvitit me familjen e tij. Largimi nga Shkodra ka qenë pa shumë humor nisur edhe nga ecuria jo e mirë e skuadrës, shoqëruar edhe me humbje në ndeshjen e fundit me Shkumbinin. Por nëse trajneri Vata ka udhëtuar drejt Skocisë ku do qëndrojë deri më 4 janar, ekipi kuqeblu ka vijuar me stërvitjet. Lojtarët kanë qenë edhe paraditen e djeshme në fushën "Reshit Rusi", do jenë edhe të hënën dhe pastaj çdo dy ditë deri më 30 dhjetor kur do jetë seanca e fundit stërvitore.

Ja pse nuk duhej të humbnim në Peqin!

0
  Opinion nga RAMADAN BIGZA E kam perjetuar keq humbjen e skuadres sime te zemres ne Peqin. Jo pse nje skuader nuk duhet te humbe, aq me shume kur luan ne nje fushe te veshtire siç eshte ajo e...

Sondazhi: Vllaznia fiton në Peqin. A do rezultojë kështu?

0

Prej tre ditësh, në faqet e gazetës sonë online, kemi hapur sondazhin për parashikimin e fatit të ndeshjes që do luhet pak minuta më vonë në Peqin mes Shkumbinit vendas dhe Vllaznisë. Në bazë të votimeve, rezulton se 51.4 % e njërëzve mendojnë që këtë ndeshje do ta fitojë Vllaznia, 32.4 % mendojnë se do ta fitojë Shkumbini ndërsa 16.2 % mendojnë se ndeshja do ndahet në barazim.

Sukaj: Pa mua, Vllaznia katër ndeshje, tre pikë. Dështim!

0

Ridel në skenë futbollisti shkodran Xhevahir Sukaj. Në statusin e tij në facebook pasditen e sotme shkruhet: "Vllaznia pa Sukajn, 4 ndeshje- 3 pikë. Dështim i stafit drejtues". Kaq, si për të thënë se ai është sërish aty. Duke ndjekur Vllazninë dhe duke pritur kthesën e saj pas largimit të tij nga skuadra, por kjo kthesë nuk po vjen. Në komentet që kanë vijuar në faqen e Sukajt, dikush e pyet atë: "Të bvëhet qejfi?". Ai thotë "jo" dhe si për t'i treguar të gjithëve se e do Vllazninë më shumë se shumëkush tjetër, shton: "Kam pasë me marr nga 70 mijë euro në ekipe të tjera shqiptare dhe kam pranuar të qëndroj në Shkodër me gjysmën e kësaj shume sepse e dua Vllazninë.