Bekim Bala tundohet nga oferta e Skënderbeut

0

Duke parë që tek Tirana është një situatë tejet e rënduar dhe e pa shpresë për zgjidhje, lojtarët e këtij ekipi janë kthyer në “gjueti” të ekipeve më të mira të Superligës. Ekipi i Skënderbeut kërkon të bëjë një tjetër goditje të bujshme në merkaton e janarit, duke kërkuar që të afrojë në skuadër dyshen e njohur shkodrane, të Tiranës, mesfushorin Gilman Lika dhe sulmuesin Bekim Bala.

“Revolucioni” Vata: Ikin edhe Muça, Sykaj e Gocaj

0

Nëse sot Vllaznia do niset drejt Ulqinit, sigurisht që do publikohet edhe lista e lojtarëve që do udhëtojnë për të zhvilluar fazën përgatitore. Pikërisht këta lojtarë, do jenë edhe ata që do përbëjnë skuadrën në pjesën e dytë të sezonit. Zakonisht kështu ndodh prandaj dhe një listë e tillë thuhet të jetë duke u hartuar edhe në kampin shkodran. Por ajo që bie në sy tek lista ende e pashpallur është mungesa në të e disa lojtarëve që kanë qenë titullarë në skuadër në fazën e parë të kampionatit.

Luan Zmijani: Bala-Lika-Dushku, mjaftojnë për merkaton e Vllaznisë

0

Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë së viteve '90 Luan Zmijani duke komentuar atë çfarë po ndodh me merkaton kuqeblu ka shprehur mendimin se nëse vijnë tre lojtarët e Tiranës, Bekim Bala, Gilman Lika dhe Erjon Dushku, Vllaznia s'do ketë nevojë për lojtarë të tjerë. Ai ndërkohë është kundër largimit të ndonjë futbollisti të ri shkodran siç është për shembull Arsen Sykaj se kjo nuk e ndihmon skuadrën. Duke folur ekskluzivisht për gazetën online www.shkodrasport.com, ai është shprehur: "Mendoj se së pari, Sykaj nëse bëhet fjalë për ta larguar, nuk është aspak një veprim i mirë.

Lajmi i fundit: Valdano Nimani firmosi për Laçin

0

Paraditen e sotme ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me ekipin e Vllaznisë dhe Valdano Nimanit nuk i është dashur shumë kohë të gjejë ekipin e tij të ri. Ai është ekipi i Laçit. Në këtë mënyrë mesfushori me tipare sulmuese rikthehet sërish tek skuadra ku pati kulmin e karrierë së tij dy sezone më parë. Ai është marrë vesh menjëherë me presidentin Pashk Laska paditene sotme dhe ka firmosur kontratën e re. Ka qenë edhe trajneri i ri i kësaj skuade, Përparim Daiu, ai që e ka kërkuar me ngulm këtë lojtar. Nimani në fakt tek Vllaznia asnjëherë nuk dha atë që pritej.

Vllaznia shtyn sërish Ulqinin. Arsyeja? Rrogat dhe baza materiale

0

Skuadra shkodrane as sot nuk ka udhëtuar drejt Ulqinit duke e shtyrë për të katërtën herë nisjen për në qytetin bregdetar të vendit fqinj.Kuqeblutë duhej ta kishin lënë qytetin e tyre që me datë 5 janar por për një arsye apo një tjetër, kjo ende nuk ka ndodhur. Duhej të ishin nisur pasditen e sotme por edhe kjo nuk u realizua. Arsyen pse u veprua kështu, e ka shpjeguar trajneri Vata kur ka thënë: “E kam shtyrë nisjen drejt Ulqinit për dy arsye. E para, futbollistët ende nuk kanë marrë rrogat mujore sepse duan të marrin me vetë paratë që u duhen për shpenzime të ndryshme.

Tre brazilianë mbërrijnë të mërkurën tek Vllaznia

0

Ditën e mërkurë do mbërrijnë në Shkodër fillimisht dhe pastaj do nisen menjëherë drejt Ulqinit tre futbollistë brazilianë. Ata kanë ditë që priten të vijnë por duket se këtë mesjavë më në fund do bëhet realitet kjo gjë. Këtë e ka konfirmuar për gazetën online www.shkodrasport.com menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi që do shprehej: "Kam marrë garancinë e plotë se të mërkurën tre futbollistët do mbërrijnë në Shqipëri e pastaj do nisen menjëherë drejt Ulqinit.

Vllaznia: Bylis thotë “jo” për Da Silvën e Dimon

0
  Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj ka qenë sot në Shkodër dhe ka biseduar me drejtuesit e Vllaznisë por palët nuk kanë rënë dakord për kalimin e dy futbollistëve, Da Silva e Doimo nga Bylisi tek Vllaznia. Ai ka...

Nenad Brnoviç, malazezi i kombëtares në planet e Vllaznisë

0

Një ish-lojtar i kombëtares së Jugosllavisë e pak më vonë edhe i Malit të Zi, pikërisht Nenad Brnoviç, mund të bëhet futbollist i Vllaznisë pas pak ditësh. Ai është "pikasur" nga drejtuesit shkodranë që thuhet të kenë hyrë në kontakte me të. Bëhet fjalë për një futbollist me shumë përvojë që në karrierën e tij ka luajtur me ekipet e Zabjelos, Mlladostit, Hajduk Kulës, Zetës, Partizanit të Beogradit, Rad, Buduçnost dhe së fundi me Mes Sarcheshmeh në Iran.

O Vllaznia, e shkreta Vllazni!

0

 

Poezi nga Ardian Zaganjori

 

O Vllazni e shkreta Vllazni,

kush të ka qit me krye në hi

ti ke pas kenë një zonjë e randë,

shume kupa e kampionate i ke si gjerdanë.

Braziliani Da Silva gati firma me Vllazninë

0

Mbrojtësi Brazilian Denis Viana da Silva mund të konsiderohet zyrtarisht blerja e parë e Vllaznisë në këtë merkato janari. Ai është një nga lojtarët e preferuar nga ana e trajnerit Vata dhe për rrjedhojë drejtuesit e klubit ia kanë bërë realitet blerjen e tij. Në fakt nuk ka qenë e lehtë marrja e tij sepse më parë është dashur të arrihet akordi me presidentin e Bylisit Besnik Kapllanaj që zotëron kartonin e këtij futbollisti.