Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë së viteve ’90 Luan Zmijani duke komentuar atë çfarë po ndodh me merkaton kuqeblu ka shprehur mendimin se nëse vijnë tre lojtarët e Tiranës, Bekim Bala, Gilman Lika dhe Erjon Dushku, Vllaznia s’do ketë nevojë për lojtarë të tjerë. Ai ndërkohë është kundër largimit të ndonjë futbollisti të ri shkodran siç është për shembull Arsen Sykaj se kjo nuk e ndihmon skuadrën. Duke folur ekskluzivisht për gazetën online www.shkodrasport.com, ai është shprehur: “Mendoj se së pari, Sykaj nëse bëhet fjalë për ta larguar, nuk është aspak një veprim i mirë.

Ai është një lojtar i ri me shumë perspektivë. Ka qenë kapiten i kombëtares Shpresa dhe është kontigjent i kombëtarëes së madhe. Sykaj është 21 vjeeç dhe nuk do ishte normale të largohej ai dhe të merrej një lojtar si Singbo për shembull që është 32 vjeç. Mendoj se Sykaj apo dhe kontigjenti tjetër që ka mbyllur fazën e parë me ndonjë përjashtim të vogël, duhet të qëndrojë. E nëse vijnë tre futbollistët e Tiranës, Bala, Lika e Dushku atëherë mendoj se merkatoja e Vllaznisë duhet të përfundojë këtu. Do ishte një mrekulli. Luajnë nga një në secilin repart dhe janë lojtarë cilësorë, çka do ta forconin shumë skuadrën dhe me plot gojën unë do të thosha se ajo në fazën e dytë do ishte pretendente”. Zmijani, që aktualisht mban postin e trajnerit të 12 vjeçarëve tek Akademia Vllaznia por edhe atë të trajnerit të 15 vjeçarëve të kombëtares për zonën e Veriut, vëren një difekt që ka shoqëruar skuadrën shkodrane këto vitet e fundit.”Sinani është drejt lënies së futbollit tashmë. Kemi edhe Belishën që është 30 vjeç dhe pas tij asnjë futbollist tjetër deri tek mosha 23 vjeç. Mungon krejtësisht mosha e mesme siç duhet, ajo 24-29 vjeç e cila gjithmonë është në kulmin e formës. Kjo ka ardhur ngaqë nuk është punuar mirë, me projekte të qartë prej vitesh dhe do ishte gabim nëse kjo që ka ndodhur deri tani, të shkonte më tej në të njëjtën mënyrë sepse do vuanim edhe për disa vite të tjera”-ka thënë Luan Zmijani.

www.shkodrasport.com