Superliga do jetë sot sërish në aktivitet me ndeshjet e jaëvs së 18-të, raund që mbyll edhe totalisht gjysmën e parë të kampionatit. Ditën e djeshme u luajtën 2 nga takimet e këtij raundi, ku Vllaznia u mund 1-0 nga Bylis në transfertë e ndërsa Laçi mposhti me rezultatin e thellë 4-1 ekipin e Kastriotit.

E ndërsa sot do kompletohet panorama e plotë e Superiores dhe gjysmës së parë të këtij edicioni. Edhe dita e sotme sjell me të vërtetë ndeshjes shumë interesante, duke nisur që nga ora 13:oo, ku Egnatia do presë Kukësin.

Rrogozhinasit me pretendime shumë serioze këtë sezon patjetër që duan maksimumin në fushën e tyre. E nga ana tjetër do jetë Kukësi që po vuan në fundin e tabelës, si asnjëherë më parë që prej ngjitjes së tyre në Superiore.

Gjithashtu edhe ekipet e kryeqytetit dhe rivalet e Vllaznisë për titull do jenë në fushë ditën e sotme. Partizani do ketë ndeshjen e tyre në orën 16:00, ku të kuqtë do presin Teutën. Një duel aspak i lehtë, ku që me ardhjen e Martinit në krye të pankinës durrsake, ‘djemtë e detit’ kanë marrë një fytyrë krejt tjetër.

Po ashtu Tirana do jetë në transfertë kundër Erzenit në orën 19:00, shijakasit po kalojnë një formë të shkëlqyer e një gjë të tillë do duan ta shfrytëzojnë edhe kundër kampionëve të vendit.

Patjetër vëmendja e Vllaznisë do jetë në të tre takimet e sotme, pasi shkodranët do shpresojnë në ndalesën e kundërshtarëve të tyre në duelet e javës së 18-të.
Endri ÇINARI