Besëlidhja vijon të jetë nga skuadrat më aktive këtë merkato teksa numri i afrimeve këtë merkato janari shkon në gjashtë me dy zyrtarizimet e fundit.

Brendon Stafa dhe Guilherme Igor Rocha janë futbollistët më të ri të lezhianëve. Të dy lojtarët luajnë në repartin e sulmit dhe do të forcojnë shumë organikën e ekipit.

Stafa, 23 vjeç, është prodhim i akademisë së Vllaznise dhe sëfundmi ka luajtur me Murlanin në Kategorine e Dytë. Braziliani Rocha, 21 vjeç, pritet të jetë pika e referimit në sulm teksa gjatësia prej 1.95 metrash do të jetë faktor në lojën e lezhianëve.

Lojtarët kanë nëshkruar kontratën dhe do të bashkohen me skuadrën në stërvitje nën urdhërat e trajnerit Nikolin Çoçlli për t’u përgatitur për Korabin në fundjavë./newsport/