Ditën e mërkurë do mbërrijnë në Shkodër fillimisht dhe pastaj do nisen menjëherë drejt Ulqinit tre futbollistë brazilianë. Ata kanë ditë që priten të vijnë por duket se këtë mesjavë më në fund do bëhet realitet kjo gjë. Këtë e ka konfirmuar për gazetën online www.shkodrasport.com menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi që do shprehej: “Kam marrë garancinë e plotë se të mërkurën tre futbollistët do mbërrijnë në Shqipëri e pastaj do nisen menjëherë drejt Ulqinit. Ata kanë prerë edhe biletat e avionit dhe çdo gjë duket e përfunduar. Janë futbollistë me moshë të re që duan të promovohen në Europë dhe Vllaznia është një mundësi e mirë për ta bërë këtë gjë. Njëri luan në mbrojtje, tjetri në mesfushë dhe i treti në sulm. Besoj se kanë talentin e nevojshëm për t’i shërbyer skuadrës skodrane në vendet që ata kanë nevojë”. Në këtë mënyrë, priten të tjerë lojtarë për të ardhur por të shpresojmë që këtë herë, të rezultojnë ashtu siç duhet për t’i dhënë Vllaznisë lojtarët që i nevojiten. Problemet e dala me mbrojtësin brazilian të Bylisit Da Silva, mosgjetja ende e një sulmuesi cilësor, janë fakte që tregojnë se sytë e drejtuesve kuqeblu janë të përqendruar tek brazilianët që do vijnë të mërkurën.

www.shkodrasport.com