Humbja ne te paren ndeshjes te Liges Ballkanike ndaj malazezeve te Ibar, padyshim qe deri diku la nje shije te keqe ndoshta tek tifozet ngaqe Hudson pati mundesi te shenonte ne fund dhe Vllaznia te fitonte.

Nuk ndodhi keshtu dhe shkodranet duhet te pajtohen me humbjen. Per me teper qe edhe vete trajneri i tyre Nikolai Gospodinov e pranoi se Vllaznia nuk e meritonte ta fitonte kete ndeshje.

“Nuk kemi zhvilluar nje ndeshje te mire dhe e them me plot gojen se nuk e meritonim fitoren. Kemi bere gabime si ne lojen ne mbrojtje dhe ashtu edhe ne sulm. Ne perioden e fundit kemi qene 11 pike ne disavantazh dhe arritem fale mbeshtetjes se jashtezakonshme, fantastike dhe te mrekullueshme te tifozeve tane, arritem ta ngushtonim diferencen deri ne nje pike.

Edhe mund ta kishim fituar ndeshjen por aksionin e fundit lojtaret e mi nuk e interpretuan ne menyren e duhur dhe ashtu siç i porosita. Nese humbem me erdhi keq vetem per tifozet se fitorja do te ishte e tyrja. Ata ndoshta u zhgenjyen por besoj se beme nje ndeshje te mire ndaj nje rivali te forte.

E doja kete fitore edhe per nje arsye tjeter; Vllaznia ne edicionin e pare te Liges Ballkanike nuk arriti te fitonte asnje ndeshje. Do ta bejme kete here dhe besoj se ne ndeshjet qe do te luajme ne fushen tone, do te jemi edhe me te forte pavaresisht se te gjithe kundershtaret jane shume te forte”.