Ndeshja e sotme ndaj Ibar ka qene e fundit per basketbollin e Vllaznise Dode Lekndreaj. Ai sonte ne mesnate do te udhetoje drejt Kanadase per t’u vendosur atje. Prandaj dhe takimi ndaj malazezeve ka qene ai i lamtumires per te me shoket e ekipit, tifozerine dhe shumekend tjeter.

Pas perfundimit te saj, nuk kane munguar fotot dhe pershendetjet me te gjithe. Njekohesisht edhe intervista e tij per mediat, ku ne fakt ka lene nje shteg te hapur per mundesine e rikthimit ndoshta pas nje muaji e gjysem. Ne fjalen e tij basketbollisti shkodran ka leshuar edhe nje mesazh per trajnerin Gospodinov ndaj te cilet gjate ndeshjes se sotme sa here qe shenonte i adresonte nje gjest sikur bente nje telefonate.

“Jane emocione te medha. Kjo ishte ndeshja e fundit me Vllaznine sepse me duhet te udhetoj drejt Kanadase. Megjithese une pata nje bisede me presidentin Xhaferi dhe ai me kerkoi te kthehem serish dhe mbase kjo mund te ndodhe pas nje muaji e gjysem. Por une gjithsesi po mendoj per te nisur nje aventure te re.

Dua te falenderoj te gjithe shoket e ekipit, tifozet e mrekullueshem te cilet edhe sonte me mbeshteten fuqimisht dhe besoj se bera nje ndeshje perfekte. Dua te falenderoj ish-trajnerin tim Roland Koka, fale te cilit jam ky qe jam sot. E ne fund, padiskutim qe merita me e madhe shkon per familjen time dhe veçanerisht babain i cili ka rolin kryesor ne karrieren time.

Telefonata e sotme? Besoj se ai veprim qe bera me telefonin sa here qe shenoja, shkon per trajnerin tone. Desha t’i them atij qe duhet te besoje me shume tek shkodranet dhe jo vetem tek amerikanet. Shkodranet nuk jane per t’u aktivizuar atehere kur nuk kane gje per te dhene. Kjo ishte ajo çfare desha t’i them atij. Megjithate i uroj trajnerit dhe gjithe Vllaznise suksese dhe vetem suksese. Une do te mbetem tifozi numer 1 i kesaj skuadre”.
www.shkodrasport.com