Tradita e bukur e nisur nga Klubi Vllaznia per te ofruar edhe me shume ish- figurat e njohura te tij me lojtaret dhe stafin aktual, ka vijuar edhe mbremjen e sotme. Kjo sepse dy ish- futbolliste te njohur te kesaj skuadre, pikerisht Vioresin Sinani dhe Suad Lici, si dhe presidenti i Vllaznise se femrave kane darkuar me skuadren ne pragndeshjen me Egnatian.

Nje nisem mjaft pozive e klubit kuqeblu e cila ne fakt i solli fat skuadres sepse para ndeshjes shume te rendesishme me Tiranen, paten darkuar me futbollistet dy figura te tjera si Hysen Zmijani dhe Avenir Dani e Vllaznia fitoi ndaj bardhebluve. Mbase edhe te ftuarit e rradhes mund te rezulton me fat per kuqeblute.

“Mbrëmjen e sotme tre personazhe të njohura të futbollit shkodran, pikërisht ish- futbollistët Vioresin Sinani dhe Suad Lici si dhe presidenti i ekipit të Vllaznisë së femrave Lazer Matija, kanë darkur me ekipin kuqeblu.

Një traditë kjo e bukur e krijuar nga klubi shkodran e cila ofron edhe më shumë ata që kanë shkruar historinë e Vllaznisë me lojtarët aktualë. Sinani, Lici e Matija u kanë uruar atyre suksese në ndeshjen e nesërme ndaj Egnatias dhe kualifikim për në finalen e Kupës së Shqipërisë’./www.shkodrasport.com/