Vllaznia, Shtubina shënon dy herë dhe Apolonia mundet 2-0

0

Vllaznisë i kanë mjaftuar 45 minutat e para të ndeshjes për të mundur Apoloninë me rezultatin 2-0. Dy golat e Ndriçim Shtubinë në minutat 29 dhe 35, i kanë dhënë fitoren kuqebluve në një ndeshje që ishte konsideruar delikate nga ana e tyre. Fierakët ishin paraqitur mirë në ndeshjet e mëparshme të këtij kampionati dhe ky ishte një tregues që ata duheshin patur kujdes. Për më tepër që stadiumi “Loro Boriçi” në këtë ndeshje ishte i boshatisur për shkak të dënimit të kësaj fushe. Vllaznia nuk e nisi mirë ndeshjen por me kalimin e minutave situata erdhi duke u përmirësuar.

Raineri: Duhet të fitojmë medemos ndaj Apolonisë dhe Elbasanit

0

Dy ndeshjet e ardhshme ndaj Apolonisë dhe Elbasanit, konsiderohen shumë të vështira dhe njëkohësisht të rëndësishme për Vllazninë. Kështu ka deklaruar trajneri i saj Baldo Raineri në konferencën e sotme për shtyp. Si zakonisht, një ditë para ndeshjes së rradhës për kampionat, ai është para gazetarëve për të dhënë mendimin e tij për ndeshjen. Edhe sot është ndjekur e njëjta praktikë pune.

Vllaznia e Tiranë, rikthehet miqësia e mëparshme

0

Vllaznia dhe Tirana kanë vendosur të harrojnë gjithçka ka ndodhur mes tyre ditët e fundit dhe sëbashku do të nisin një etapë të re bashkëpunimi. Drejtuesit e klubit tiranas kanë qenë sot në Shkodër për të kërkuar falje për sjelljen e tifozëve të tyre. Të drejtuar nga presidenti Refik Halili, kanë qenë edhe administratori Krenar Alimehmeti, kapiteni i ekipit Ervin Bulku apo dhe emra të tjerë si Indrit Fortuzi e të tjerë. Ata janë pritur nga ana e zëvendëspresidentit të Vllaznisë Isufi, administorit Kalamishi, shefit të klubit Grima si dhe emrat e njohur të futbollit si Rragami, Ndoja, Zmijani e Sinani.

Tirana, një përfaqësi e saj nesër për të kërkuar falje në Shkodër

0

fair Një përfaqësi e klubit Tirana nesër do të jetë në Shkodër për të kërkuar falje atyre të Vllaznisë për gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e javës së kaluar në mes skuadrave të tyre. Ende nuk është e qartë se kush do jetë në përbërje të kësaj përfaqësie por burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se presin një numër prej rreth 10 pjestarësh të klubit mik. Me shumë mundësi në përbërje të tij do jetë presidenti Halili, administratori Alimehmeti, futbollistë e veteranë të tjerë të këtij klubi. Në rrethana të tilla, edhe klubi shkodran po merr masat që në këtë takim të përfaqësohet me drejtuesit kryesorë të tij, me futbollistë aktualë por edhe me emra të tillë si Rragami, Ndoja, Zmijani, Sinani etj.

Halili kërkon fjale. Shkodranët: Kjo lloj faljeje nuk mjafton!

0

Presidenti i Tiranës Refik Halili përmes një lidhje telefonike në emisionin "Star Sport" në ekranin Star Plus TV mbrëmjen e së hënës ka kërkuar falje për sjelljen e tifozëve të kësaj skuadre. Njëkohësisht ka kërkuar falje për akuzimin që i ka bërë tifozëve shkodranë për goditjen në kokë gjatë ndeshjes Vllaznia- Tirana duke pranuar tjetër gjë. Ai ka thënë madje se do ishte i gatshëm të paguante edhe të gjithë dëmet që tifozët bardheblu kanë shkaktuar në stadiumin "Loro Boriçi". Por nga ana tjetër, në emisionin "Sport Arena" në televizonin Rozafa, specialistë dhe gazetarë të pranishëm kanë qenë të mendimit se kjo gjë mund të kalojë me një të falur të thjeshtë.

Klubi Vllaznia ankimon vendimet e Komisionit të Disiplinës

0

Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur ta ankimojë vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ky i fundit, në mbledhjen e ditës së shtunë, ka analizuar incidentet e ndodhura në ndeshjen Vllaznia- Tirana dhe në fund ka dalë me vendimin e ndëshkimit të klubit shkodran për zhvillimin e 10 ndeshjeve pa tifozë si dhe me 10 milionë lekë gjobë. Pavarësisht se klubi i Tiranës është ndëshkuar më shumë, shkodranët janë marrë me pjesën e tyre të dënimit dhe për rrjedhojë, të pakënaqur me të, kanë vendosur ta ankimojnë.

Si duhet të parandalojmë dhunën?

0

Opinion nga Eugent Zeka


Personalisht i kushtoj vemendje vetem komunikatave zyrtare, prandaj edhe vendosa te shkruaj kete artikull, sapo lexova komunikaten e Klubit Vllaznia.

Vllaznia barazim me shumë vlera në Vlorë ndaj Flamurtarit

0

Vllaznia ka marrë një barazim me shumë vlera në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas. Në fund të 90 minutave, është fiksuar rezultati 0-0. Kjo ishte një pikë me shumë vlera që vinin pas një situate shumë të tensionuar dhe të zhurmshme nga ndeshja me Tiranën. Megjithatë kuqeblutë kanë luajtur mirë. Sidomos në pjesën e parë ku kanë tentuar në 2-3 momente edhe të godasin portën e Xhelilajt me anë të Sosëz, Shtubinës dhe Sykajt. Flamurtari nga ana e tij rrezikon me anë të Gilbertos dhe Muzakës por portieri Selimaj është sërish në një ditë të shkëlqyer duke neutralizuar çdo gjë.

Si e shoh futbollin e femrave sot në Shqipëri

0

Opinion nga Arber Ndreu. Do e filloj me nje thenie e cila besoj do te mbetet gjate ne mendjen gjithsecilit qe lexon kete artikull: “Futbolli eshte loja e cila te varfrin e pasuron jo me monedha por me vite jete”.

Interesim i madh në Shkodër për ndeshjen e së enjtes me Tiranën

0

Pragndeshja me Tiranën po shoqërohet me një interesim të madh nga ana e tifozërisë shkodrane. Kjo e fundit ka ditë që ka nisur përgatitjet për këtë sfidë shumë të rëndësishme. Pritet që dekori në stadiumin “Loro Boriçi” të jetë shumë më interesant në këtë ndeshje. Kjo edhe falë mbështetjes financiare që presidenti I klubit Roberto Nava I ka dhënë grupimit të tifozëve “Vllaznit Ultras”. Tifozët e këtij grupimi po merren tashmë me këtë temë megjithatë ata nuk kanë qenë shumë dakord me orarin e zhvillimit të kësaj ndeshje. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshja Vllaznia- Tirana do të luhet të enjten në orën 16.00.