Presidenti i Tiranës Refik Halili përmes një lidhje telefonike në emisionin “Star Sport” në ekranin Star Plus TV mbrëmjen e së hënës ka kërkuar falje për sjelljen e tifozëve të kësaj skuadre. Njëkohësisht ka kërkuar falje për akuzimin që i ka bërë tifozëve shkodranë për goditjen në kokë gjatë ndeshjes Vllaznia- Tirana duke pranuar tjetër gjë. Ai ka thënë madje se do ishte i gatshëm të paguante edhe të gjithë dëmet që tifozët bardheblu kanë shkaktuar në stadiumin “Loro Boriçi”. Por nga ana tjetër, në emisionin “Sport Arena” në televizonin Rozafa, specialistë dhe gazetarë të pranishëm kanë qenë të mendimit se kjo gjë mund të kalojë me një të falur të thjeshtë.

“Zoti Halili kërkon falje por ai nuk mund të përfaqësojë klubin e Tiranës nëpërfaqësojë gjithë tifozët prandaj mbyllja e gjithë kësaj historie kërkon tjetër gjë. si. Nuk mund të pranojë. Ndoshta zhvillimi i një ndeshje miqësore në mes veteranëve apo në mes dy ekipeve, një takim mes shumë faktorëve të dy klubeve, për të rikthyer traditën e mirë të bashkëpunimit që ka ekzistuar mes tyre në vite. Kjo histori nuk mund të mbyllet me një fjali të thjeshtë: “Na falni”. Gjërat duhen menduar mirë në mënyrë që të mos ndodhin sërish nesër”- ka thënë Ramazan Rragami. Nga ana tjetër edhe gazetarët sportivë Ymer Striniqi e Admir Uruçi e kanë vazhduar këtë temë duke shtuar: “Falja që ka kërkuar presidenti Halili është shumë e vonuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes dhe faljen e ka kërkuar të hënën, pas katër ditësh kur në fillim ai e çorientoi gjithë opinionin publik me akuzat se është goditur nga tifozët shkodranë. E nëse nuk do kishte dalë videoja që tregon se ai është goditur nga tifozët e Tiranës, a do kishte kërkuar falje ai?! Në rrethana të tilla, duhet menduar ndryshe kjo gjë”.
www.shkodrasport.com