Mbrojtësi Brazilian Denis Viana da Silva mund të konsiderohet zyrtarisht blerja e parë e Vllaznisë në këtë merkato janari. Ai është një nga lojtarët e preferuar nga ana e trajnerit Vata dhe për rrjedhojë drejtuesit e klubit ia kanë bërë realitet blerjen e tij. Në fakt nuk ka qenë e lehtë marrja e tij sepse më parë është dashur të arrihet akordi me presidentin e Bylisit Besnik Kapllanaj që zotëron kartonin e këtij futbollisti. Kjo gjë tashmë duket se është arritur dhe mbrojtësi brazilian mbërrin sot në Shkodër. Drejtuesit e klubit shkodran kanë mbyllur çdo gjë sa I takon kontratës së tij dhe po ashtu merret vesh se I kanë prerë edhe biletën e avionit. 25 vjeçari në këtë mënyrë mund të quhet plotësisht futbollist I Vllaznisë sepse do udhëtojë me të drejt Ulqinit për fazën përgatitore bashkë me ekipin. Për të tjerët ende nuk ka një objektiv të qartë se çfarë do bëhet. Dimo kthen përgjigje ditën e shtunë nëse do vijë apo jo. E po ashtu edhe tre futbollistët e Tiranës, Bala, Lika e Dushku janë para faktit se çfarë do bëjnë, do qëndrojë tek bardheblutë apo do kërkojnë një skuadër tjetër. Megjithatë Denis Viana da Silva nga dita e sotme mund të quhet zyrtarisht pjesë e Vllaznisë sepse nga Bylisi tashmë nuk ka më asnjë pengesë. Drejtuesit e saj kanë rënë dakord me presidentin Kapllanaj dhe lojtari pritet të firmosë për 2.5 vjet me skuadrën shkodrane. Nëse gjatë kësaj periudhe, ai do shitet në një skuadër tjetër, atëherë klubi Vllaznia do përfitojë 50 për qind të vlerës së kartonit dhe po kaq edhe Bylisi. Ky është akordi I arritur mes palëve dhe ata duken të kënaqura. Da Silva është kërkuar me ngulm nga ana e trajnerit Vata që e konsideron si qendërmbrojtësin më të mirë të kampionatit shqiptar. Përballë një bindje të tillë, të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një lojtar shumë të rëndësishëm për të ardhmen e kuqebluve dhe për këtë arsye, ata mendojnë të firmosin për 2 vjet e gjysëm me të. Çdo gjë duket gati vetëm për firmë dhe ajo ndoshta do hidhet që sot në mënyrë që lojtari të jetë I qetë përpara nisjes së stërvitjes me skuadrën e tij të re.
www.shkodrasport.com