Trajneri Vata: Vllaznia duhet të ecë në këtë rrugë

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka qenë në tërësi i kënaqur nga loja që ka zhvilluar skuadra e tij dhe e kupton që për momentin asaj nuk mund t'i kërkosh të luajë 90 minuta si në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme ndaj Laçit. Po ashtu, vetë ai e pranon se skuadra e tij nuk është pretendente në kupë por nëse luan gjithnjë kështu si sot, ajo mund të shkojë larg. Ja deklarata e tij e plotë në konferencën e sotme për shtyp: “Çdo ndeshje ka 90 minuta ku i kërkohet lojtarëve të mi të japin maksimumin. Ato e bënë dhe jam i kënaqur shumë me rezultatin dhe me mënyrën se si e interpretuam lojën në pjesën e dytë. Për momentin unë nuk mendoj se ka shumë skuadra përveç Barcelonës që luan 90 minuta futboll dhe që bëjnë spektakël. Ne jemi Vllaznia e shkodrës.

Vllaznia mbyll merkaton: Da Silva e Dimo jashtë

0

Skuadra shkodrane e ka mbyllur merkaton e dimrit vetëm me tre blerje. Brnoviç, Jabllan dhe Moreno janë të vetmit që kanë firmosur sepse të tjerë nuk do ketë. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit Vllaznia sipas të cilit, kuqeblutë nuk e kanë ndër mend të shpenzojmë më nga ana financiare përderisa në treg nuk ka lojtarë më të mirë sesa ata që janë aktualisht në skuadër. Në të tillë pozita, është hequr mesa duket dorë përfundimisht edhe nga dy lojtarët që janë nën kontratë me Bylisin, Da Silva dhe Dimo. Për të dy ata kishte shumë shpresë nga ana e trajnerit Vata se do t’I kishte pjesë skuadrës së tij për vazhdimin e sezonit, madje I konsideronte dy pika shumë të forta të Vllaznisë, në mbrojtje dhe sulm.

Sukaj-Vajushi-Shtubina: Ja paguajmë ne gjobën Sykajt

0

Solidaritet shokësh. Kështu mund të cilësohet ajo çfarë duan të bëjnë tre ish-futbollistë të Vllaznisë. Xhevahir Sukaj, Armando Vajushi dhe Ndriçim Shtubina, janë çuditur kur kanë mësuar nga faqja e shkodrasport.com se klubi Vllaznia ka gjobitur me 50 për qind të rrogës mujorë mbrojtësin Arsen Sykaj për një deklaratë në media.Një gjë shumë interesante kjo edhe për të shpjeguar sa të lidhur janë futbollistët shkodranë me njëri-tjetrin. I pari që e ka propozuar këtë gjë ka qenë Vajushi i cili në komentet e tij në faqen tonë ka thënë:

Luka- Vata, takim sot në Bashki. Mbyllet merkatoja

0

Një ditë përpara nisjes së ndeshjeve zyrtare për vitin 2012, kryetari I Bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht edhe presidenti I klubit Vllaznia, Lorenc Luka, ka patur një takim me trajnerin Rudi Vata në zyrën e tij. Tema të bisedës kanë qenë sigurisht ato mbi mbarëvajtjen e skuadrës. Janë diskutuar për atë çfarë ka ndodhur tek skuadra gjatë kësaj periudhe, me largimet dhe afrimet e lojtarëve. Po ashtu është folur edhe për merkaton teksa kryebashkiaku Luka i ka komunikuar trajnerit faktin që nuk do ketë më blerje. Nga sa duket, klubi shkodran duke e parë veten jashtë objektivave këtë sezon, do të kërkojë të mos shpenzojë më para të kota.

Sykaj gjobitet me 50 % të rrogës për deklaratat kundër stafit

0

Klubi I futbollit Vllaznia “I ka treguar dhëmbët” futbollistit të saj Arsen Sykaj. Deklarata e tij pak ditë më parë në gazetën “Sporti Shqiptar” se kërkonte të largohej ngaqë nuk ishte në planet e trajnerit. Kjo deklaratë është fiksuar mirë nga drejtuesit e klubit të cilët, pasi lojtari është kthyer nga zbori I kombëtares, e kanë thirrur për t’I kërkuar sqarime rreth asaj deklarate kundër stafit dhe më pas, ai filloi stërvitjen. U duk se kjo gjë do mbyllej me kaq por nuk ka ndodhur kështu. Ditën e djeshme ndërkohë nga ana e klubit shkodran është bërë e ditur se mbrojtësi Arsen Sykaj është gjobitur me 50 për qind të rrogës mujore pikërisht për atë deklaratë.

Jabllan në lojë ndaj Laçit. Shpresat tek ai për sulmin

0

Sulmuesi malazez Ivan Jabllan I ardhur vetëm pak ditë më parë tek Vllaznia, do të jetë në fushë në ndeshjen e pasnesërme ndaj Laçit. Ai ka lënë pas edhe ndonjë problem të vogël fizik që ka patur dhe prandaj do jetë I  gatshëm për të luajtur. Madje, shpresat e stafit drejtues të kuqebluve janë adresuar tek ai për zgjidhjen e problemit të golit në këtë skuadër. Në ditët e fundit, Jabllan ka treguar një formë shumë të mirë sportive, duke treguar në fushën e stërvitje aftësi shumë të mira në lojën sulmuese dhe prandaj pritet shumë prej tij.

Sykaj: Do të jem i Vllaznisë deri në fund të sezonit

0

Qendërmbrojtësi i Vllaznisë, Arsen Sykaj ka vendosur të qëndrojë në skuadër të pakten deri në fund të sezonit futbollistik. Pavarësisht se lojtari në fjalë ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar për shkak se nuk ishte në një situatë të mirë me stafin teknik ai tani ka ndryshuar mendim. Natyrisht kjo vjen dhe pas këmbënguljes së drejtuesve të skuadrës shkodrane për të mos i dhënë lejekalimin Sykajt. Është pritur që ditën e djeshme ai të bisedonte me drejtuesit por situata tashmë duket e zgjidhur pasi ai do të jetë pjesë e kuqebluve.

Vllaznia, edhe tre dilema për të zgjidhur

0

Skuadra shkodrane akoma nuk është gati për nisjen e pjesës së dytë të sezonit. Për të janë edhe disa enigma për t’u zgjidhur, pa të cilat nuk mund të thuash se çfarë Vllaznie do të shohim në fushë ditën e dielë. Dilemat për stafin vazhdojnë. Ende nuk dihet nëse do vijnë Marku e Dimo ndërkohë që Da Silva vazhdon të stërvitet në skuadër por nuk është e qartë nëse do luajë. Në kushte të tilla, sigurisht që për stafin drejtues ka shumë pikëpyetje. Drejtuesit e tij natyrshëm që janë të pakënaqur me drejtuesit e klubit që nuk u kanë sjellë lojtarët e kërkuar.

Vllaznia-Bylis, drejt kompromosit për Dimon

0

I konsideruar si një “operacion” i vështirë, duket se më në fund mes drejtuesve të Vllaznisë dhe atyre të Bylisit mund të gjendet kompromisi për kalimin e sulmuesit Amarildo Dimo në radhët e kuqebluve. Burime të mirinformuara, por të rezervuara, pasditen e djeshme, kanë pohuar faktin se për këtë  transferim të mundshëm, palët janë drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët. Gjatë gjithë javës që kaloi, por edhe dje, nuk kanë munguar kontaktet e drejtë për drejta, apo edhe telefonike, qoftë mes drejtuesve të dy klubeve, por edhe me futbollistin në fjalë. Madje mësohet, se pikërisht për këtë çështje, dje ka patur një takim kokë më kokë mes presidentit të Bylisit Besnik Kapllanaj dhe sulmuesit dhe kapitenit të këtij ekipi Amarildo Dimo, një takim, që në fakt ka munguar prej shumë ditësh.

Vllaznia, ja formacioni i mundshëm ndaj Laçit

0

Tre ditë përpara ndeshjes së parë zyrtare për vitin 2012, atë që do luajë të dielën për kupë ndaj Laçit, ende nuk është e qartë se cilët lojtarë do shohim në fushë duke përfaqësuar Vllazninë. Kjo ngaqë ka ende shumë dilema për t’u zgjidhur tek kjo skuadër. Pavarësisht se kërkohen edhe tre futbollistë të tjerë dhe pikërisht Da Silva, Dimo e Marku, deri mbrëmë në kampin shkodran askush nuk jepte shpjegime nëse kishte ndonjë lëvizje positive për marrjen e këtyre futbollistëve nga Bylisi e Dinamo apo jo. Në kushte të tilla, aktivizimi I tyre ndaj Laçit ka një pikëpyetje të madhe brenda. Aktualisht Vllaznia duhet t’I bëjë planet pa ato tre lojtarë, të paktën për këtë ndeshje dhe me siguri që trajneri Vata, ashtu siç ka thënë, ka gati planin B për formacionin bazë.