Ada U-12 fituese e kupës kushtuar Ardian Arrës

Ervis Kraja: Pres që të vazhdoj bashkëpunimin me Vllazninë

Vllaznia, s’merr pjesë për të dytin vit rresht në Rrethin Çiklistik

Vllaznia, gati ndërtimi i një ekipi “Shpresa”

Kosovari Ilir Nallbani në “rrjetën” e Kukësit. Të hënën në Tiranë

I prezantuar në kampionatin shqiptar, 5 sezone më parë tek Elbasani, por gjurmë ai la tek Vllaznia, duke u aktivizuar për tre sezone me radhë si titullarë, kosovari Ilir Nallbani ka rënë së fundmi në “rrjetën” e drejtuesve të Kukësit. Për këtë, ai pritet që të vijë nga vendlindja e tij, në fillim të javës tjetër, për të biseduar me drejtuesit e klubit verilindor për një marrveshje të mundshme për sezonin e ri. Ka qenë tekniku Armando Cungu, që u ka propozuar drejtuesve të Kukësit, që në momentin e parë që mori drejtimin e këtij ekipi, emrin e mesfushorit Nallbani, pasi ia njeh mirë vlerat, duke qenë se e ka patur nën urdhra, gjatë kohës që ai luajti në Shkodër me Vllazninë.
Vllaznia, paratë nuk mungojnë. Lojtarët “po”

Ilir Nallbani fiton Kupën e Kosovës nën vështrimin e Cungut

Ramazan Rragami: Duro do ketë mbështetje maksimale

Legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, në emër të anëtarëve të këshillit të trajnerëve pranë klubit Vllaznia, ka vlerësuar maksimalisht përzgjedhjen e Shpëtim Duros. Sipas tij, emërimi në pankinë i Duros, i hap rrugën një punë intensive dhe serioze te skuadra shkodrane. Ndërkohë, ashtu si vetë kreu i klubit Lorenc Luka, edhe Rragami, në emër të këshillit të trajnerëve, i shprehu mbështetjen maksimale teknikut tiranas. “Dua të falënderoj presidentin e Vllaznisë, Lorenc Luka, për zgjedhjen që ka bërë, por edhe për gjithë këtë maturi që ka treguar në vendosjen e trajnerit Shpëtim Duro.
Vllaznia në vend-numëro por “rikthehet” nënkryetari Troshani

Kryebashkiaku Luka: Zgjodhëm Duron- intelektualin e futbollit

Në mesditën e sotme në zyrën e kryebashkiakut Luka, ka qenë vetë ky i fundit që pasi ka firmosur kontratën me trajnerin e ri të Vllaznisë Shpëtim Duron, e ka prezantuar atë para mediave. Ja një pjesë e fjalës që ai ka mbajtur: "Të nderuar veteran të futbollit të Shkodrës dhe njëkohësisht dhe anëtarë të “Këshillit të Trajnerëve” që unë do e vlerësoja maksimalisht për kontributin që keni dhënë gjatë kësaj periudhe. Me agnazhim maksimal gjatë këtyre ditëve duke zgjedhë një autoritet që ti shërbejë sa më mirë ringritjes së klubit të futbollit Vllaznia, pikërisht me ato standarte që vetë kërkoni së bashku me vetë komunitetin e këtij qyteti.