“Deda” sërish në Shkodër. Pres të firmos kontratën e re

Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç ka qenë edhe dje në Shkodër. Ai është njoftuar në lidhje me ndeshjen miqësore që ekipi i Vllaznisë do të zhvillonte ndaj atij U-19 të Akademisë dhe për këtë arsye, nga Podgorica ka kaluar kufirin për të qenë në qytetin shqiptar që tashmë e ka shumë për zemër.
Bashkia vendos: Do gjejmë një president të ri për Vllazninë!

Më në fund është zyrtare. Drejtuesit e Bashkisë Shkodër kanë vendosur që t'i japin rrugën ardhjes së një presidenti të ri në krye të Vllaznisë. Vendimi thuhet se është marrë sot nga kryebashkiaku Luka në një takim që ka patur me drejtuesit e tjerë të klubit. Ajo çfarë do bëhet tashmë sigurisht që është studimi i ofertave që kanë ardhur në zyrat e këtij institucioni dhe më pas, do përzgjidhet oferta më e mirë, ajo më konkretja që do ndihmojë në ringritjen e ekipit të Vllaznisë.
Edon Hasani: Po studioj ofertat e reja. Mund të rri në Shqipëri

E ndërsa në klubin Vllaznia ende nuk dihet se çfarë do bëhet për të ardhmen, disa futbollistë shkodranë që luajnë me skuadrat e tjera, pavarësisht dëshirës për të qenë në Shkodër, po shohin mundësitë e tjera në merkato për sezonin e ri. Një ndër to është edhe mesfushori Edon Hasani, që sezonin e fundit ka luajtur në Rumani. Ai këto ditë ndodhet në Shkodër dhe në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com, ka bërë të ditur mënyrën se si I ka shkuar sezoni I fundit në Rumani.
Vllaznia, lojtarët të pasigurtë për të ardhmen e tyre

Lajmi i fundit: Disiplina i jep 3 pikë Vllaznia U-17, tashmë e para

Vllaznia U-17 ngjitet në vend të parë në renditje një javë para fundit të kampionatit. Ka ndodhur kështu pas vendimit të sotëm të Komisionit të Disiplinës i cili i ka dhënë tre pikë në tavolinë kuqebluve pas reklamimit të bërë prej tyre pak javë më parë në lidhje me ndeshjen me Olimpik. Ky komision e ka marrë në shqyrtim në disa mbledhje këtë reklamim dhe në fund ka dashur të dëgjojë të dyja palët. Klubi shkodran kishte depozituar në FSHF kasetën e ndeshjes Olimpik- Vllaznia 4-3 dhe fotot e ekipit të Olimpikut ku dallohej qartë se tre prej lojtarëve që u aktivizuan në atë ndeshje, nuk ishin pjesë e këtij ekipi.
Vllaznia në stërvitje. Mungojnë pesë futbollistët e huaj

Ndonëse ka përfunduar sezoni, ekipi i Vllaznisë çdo ditë është në stërvitje. Ka ndodhur kështu edhe paraditen e sotme dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit maj. Kjo bëhet e ditur në një intervistë nga zëvendëstrajneri i këtij ekipi Samuel Nikaj, njeriu i ngarkuar nga klubi për të drejtuar skuadrën gjatë këtyre ditëve. Sipas tij, vazhdimi i stërvitjes është mëse i domosdoshëm për të ruajtur formën sportive të futbollistëve. "Do të jemi në stërvitje të rregullt çdo ditë deri më 30 maj. Më pas do ndërpritet por unë gjithsesi do jem në dispozicion të atyre futbollistëve që duan të stërviten sërish, të paktën edhe për dy javë të tjera derisa të nisë Botërori dhe më pas për futbollistët do nisin pushimet.
Vllaznia arrin objektivin e saj, mbetet në Superligë

Objektivi që në fillim të sezonit ky ka qenë: qëndrimi në Superligë. Dhe sot Vllaznia e ka arritur atë. Ndonëse e kontestuar nga tifozët e saj për humbjen ndaj Teutës megjithatë ky është realiteti. Kuqebluve u duhej patjetër fitorja ose barazimi ndaj durrsakëve në këtë ndeshje të fundit por lajmi i mbërritur në "Loro Boriçi" se Besa nuk kishte shkuar fare për të luajtur në Tiranë, kishte bërë që Vllaznia të ishte automatikisht e shpëtuar nga rënia prej Superligës. Kjo gjë ndikoi më pas edhe në lojën në fushë teksa futbollistët nuk kishin më atë dëshirën për të fituar.
Vllaznia gati për të kaluar Teutën dhe siguruar Superligën

Ekipi I Vllaznisë është në përgatitjet e fundit për ndeshjen përmbyllëse të kampionatit, atë që do të zhvillojë ditën e shtunë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” me Teutën e Durrësit. Kjo e fundit është ende në lojë për të siguruar një vend që do ta çonte atë në Kupat e Europës, prandaj ndeshja pritet të jetë e hapur. Megjithatë në kampin shkodran ka optimizëm për marrjen e të paktën një barazimi, që do t’I siguronte edhe matematikisht atyre qëndrimin në Superligë. Objektivi kryesor gjithsesi do të jetë fitorja e këtij takimi të fundit të kampionatit, për t’I bërë një mbyllje ashtu si duhet një sezoni shumë stresues që kanë kaluar sivjet.
Vujadinoviç një hero, por jep sinjale largimi nga Vllaznia

Malazezi i portës shkodrane, Mirosllav Vujadinoviç, ka qenë pa dyshim një nga më të mirët në takimin e fundit me Besën. Ndërhyrjet e tij decizive bënë që shkodranët të merrnin një pikë mjaft të vlefshme përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë siç është Besa. Në fakt, Vujadinoviç ka qenë i kritikuar për lojërat e tij jo në nivelin e duhur në disa takime, por mesa duket ky ka qenë një shpërblim që ka bërë në momentin e duhur. Në një bisedë për gazeten, portieri i Vllaznisë, Mirosllav Vujadinoviç, është shprehur tepër i kënaqur me atë që kanë arritur përballë kavajasve, por dhe me lojën e treguar nga vetë ai.
Vllaznia barazon 0-0 me Besën. Superliga 90 % e siguruar tashmë

Brazimi i djeshëm në Kavajë 0-0 me Besën i ka siguruar thuajse me 90 % qëndrimin në Superligë ekipit të Vllaznia. Ndeshja ka qenë shumë e tensionuar për vetë rëndësinë e saj ngaqë edhe vendasve u duhej patjetër fitorja. Kuqeblutë kanë luajtur mirë duke i kushtuar rëndësi më tepër mbrojtjes. Edhe formacioni që kishte hedhur në fushë Haxhiosmanoviç ishte i tillë. Në pjesën e parë Kruja në dy momente ka rrezikuar portën e Bejtes. Në të dytën ndërkohë është Besa ajo që rregullon lojën e saj dhe krijon disa raste të pastra por Vujadinoviç është në një ditë të mirë duke e shpëtuar disa herë portën e tij.