Vllaznia mund edhe Kastriotin. 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit

Vllaznia aktuale duket një skuadër rekordesh me 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit të luajtura. Në fakt nuk është e tillë. Ende ajo lufton për mbijetesë megjithatë fitorja e sotme në ndeshjen e luajtur në Krujë me Kastriotin i jep asaj më shumë shanse për qëndrim sërish në mes skuadrave të Superligës. Fitorja 4-2 ndaj krutanëve ka qenë mëse e merituar përballë një kundërshtari që u pa qartë se nuk kishte më motiv për të luajtur.
Haxhiosmanoviç: Kastrioti skuadër e mirë por duhet ta mundim

Vllaznia nuk e ka luksin të nënvlerësojë asnjë kundërshtar. Për të nuk ka ndeshje të lehta dhe të vështira. Çdo takim duhet vlerësuar në maksimum dhe prandaj edhe në ndeshjen e nesërme me Kastriotin, objektivi I saj duhet të jetë vetëm fitorja. Kështu, ka deklaruar trajneri I skuadrës shkodrane Dervish Haxhiosmanoviç në një intervistë për gazetën tonë një ditë para kësaj ndeshje.
Vllaznia për femra këtë fundjavë shpallet kampione e Shqipërisë

Vllaznia mendjen tek sfida e së shtunës me Kastriotin

Vllaznia ka përfituar vetëm nga barazimi I Besës me Laçin në ndeshjet e javës së 28-të ndërkohë që në rezultatet e tjera të saj nuk ka patur ndonjë surprizë. Megjithatë, java përgjithësisht konsiderohet positive për kuqeblutë. Me barazimin e fundit, ata I janë shkëputur tre pikë kavajasve por mbi të gjitha, kanë lënë sërish poshtë vetes në renditje Tiranën dhe Flamurtarin. Situata duket positive megjithatë nuk është gjithçka sepse Vllaznisë I duhet patjetër të marrë fitoren në ndeshjen e rradhës. Ajo do të luhet ditën e shtunë në orën 14.00 në Krujë ndaj Kastriotit vendas dhe konsiderohet shumë përcaktuese për të ardhmen.
Armir Grima: Vllaznia s’ka aleatë por vetëm miq të mirë

Vllaznia nuk ka aleatë por vetëm miq të mirë dhe bashkë me ta por edhe me kontributin e futbollistëve dhe të stafit drejtues, skuadra mund të qëndrojë në Superligë. Kjo është deklarata e bërë nga drejtori sportiv I klubit shkodran teksa flet për ecurinë e skuadrës në tre ndeshjet e fundit dhe objektivat për ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit." Në ndeshjet e fundit skuadra duket se ka bërë kthesën e duhur. Vllaznia është një skuadër me emër dhe falë miqve të saj, po lufton fort për të dalë nga kjo situatë. Ajo nuk ka aleatë megjithatë po bëjmë maksimumin për të arritur objektivin që kemi"- ka thënë ai.
Qashif Hoxha emërohet drejtor i Akademisë Vllaznia

Klubi Vllaznia, një autobuz për tifozët kuqeblu drejt Lushnjës

Takimi që do të luajë ditën e dielë në Lushnjë ndaj skuadrës vendase, konsiderohet mjaft I rëndësishëm për Vllazninë. Ecuria e saj në dy ndeshjet e fundit, ka rritur entuziasmin edhe në rradhët e tifozëve kuqeblu të cilët duan që të jenë të pranishëm në “Roza Haxhiu” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në këtë sfidë mjaft të rëndësishme dhe njëkohësisht delikate për ecurinë e mëtejshme në kampionat. Kjo kërkesë e tyre është mirëpritur nga ana e drejtuesve të klubit të cilët I kanë vënë në dispozicion një autobus për udhëtimin drejt Lushnjës.
Lushnja- Vllaznia luhet të dielën në orën 14.00 në “Roza Haxhiu”

Vllaznia mund 1-0 Skënderbeun. Vendos goli i Shtubinës në ’88
Bushiç do gol ndaj korçarëve, 40 ditë pa shënuar

Plot 40 ditë pa gjetur rrugën e rrjetës, por premton se do ta bëjë këtë pikërisht në një përballje shumë të rëndësishme si ajo kundër Skënderbeut, të dielën në “Loro Boriçi”. Sulmuesi kroat, Tomislav Bushiç, autor i 10 golave për Vllazninë deri më tani gjatë këtij kampionati, po vuan së tepërmi faktin se nuk po arrin të shënojë që prej ndeshjes së 15 shkurtit në transfertë kundër Kastriotit, ku shkodranët humbën 3-2. Në një bisedë për gazeten, kroati theksoi, ndër të tjera, se e parandien zhbllokimin në sfidën me kampionët në fuqi. Pavarësisht se nuk është ende në gjendjen e tij optimale si pasojë e dëmtimeve të shpeshta këtë periudhë, sulmuesi premton shpërthimin. “Natyrisht që një sulmues kërkon të shënojë sa më shumë.