Danny Dragoi: Tifozët e Vllaznisë më japin më shumë forcë

Në Shqipëri ndeshjet trukohen në stilin “president- president”

Trajneri Bushati: Sfida me Kukësin më e ashpër se ajo në Korçë

Trajneri i Vllaznisë, Artan Bushati, ka kërkuar të harrohet fitorja ndaj Skënderbeut dhe që e gjithë vëmendja të përqendrohet te sfida e fundjavës ndaj Kukësit. Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur edhe në një emision sportiv, në një nga mediat lokale të Shkodrës, teksa është shprehur se për Vllazninë tani shtohen përgjegjësitë. “Fitorja me Skënderbeun ishte me të vërtetë e bukur, pasi të triumfosh me një skuadër elitare tregon se edhe ekipi është i të njëjtit nivel. Megjithatë, tashmë e kemi lënë pas dhe kemi nisur të mendojmë për Kukësin.
Artan Bushati “korigjon” fitoren e Korçës. S’dua më gabime!

Trajneri I Vllaznisë Artan Bushati nuk kënaqet kurrë. Ndonëse skuadra e tij ka bërë një paraqitje të përkryer në ndeshjen e parë nën drejtimin e tij, pikërisht atë në Korçë të fituar ndaj Skënderbeut, ai ka gjetur vend dje të kritikojë sërish futbollistët e tij. E ka bërë këtë gjë në analizën teorike që ka zhvilluara paraditen e djeshme me skuadrën.
Fitorja në Korçë, drejtori sportiv Grima “thumbon” Shpëtim Duron

Armir Grima, drejtori sportiv i Vllaznisë, është shprehur i kënaqur me startin që skuadra ka bërë në këtë pjesë të dytë të sezonit. Për Grimën kjo fitore ka ardhur në momentin më të përshtatshëm, pikërisht kur u ndryshua edhe stafi i klubit. “Ka qenë një nga fitoret më të bukura të arritura në këtë kampionat. Kemi fituar përballë skuadrës kampione dhe udhëheqjes së kampionatit dhe, për më tepër, ka qenë një fitore që ka ardhur pas një loje shumë të bukur, ndërsa ishim dominues në të gjithë aspektet. Skuadra ka treguar një tjetër fytyrë në këtë takim, ndërsa këta djem kanë treguar se kishin shumë për të dhënë. Ndryshimi ka qenë i dukshëm nga ajo çfarë kanë shfaqur këta lojtarë gjatë pjesës së parë të sezonit.
Superliga, fitojnë Teuta, Tirana, Kukësi dhe Kastrioti

Tirana nuk e ka patur aspak të lehtë të fitojë ndaj Tomorit megjithatë në fund rezultati përfundimtar 1-0 për bardheblutë u ka dhënë tre pikë shumë të vlefshme atyre.
Teuta ka pritur në fushën e saj Shkumbinin dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi ka qenë 3-0. Për t'u përmendur është fakti se edhe në këtë ndeshje ka shënuar një ish-futbollist i Vllaznisë, pikërisht Tefik Osmani në të parën ndeshje me këtë skuadër.
Vllaznia, ky është ndryshimi i trajnerit
Opinion nga Gjergj Kola

Arsen Hajdari: Goli për tifozët. Vllaznia ka ndryshuar!

Heroi i fitores së Vllaznisë, Arsen Hajdari, tregoi pas ndeshjes për emocionet e sfidës së djeshme në Korçë. Ai e pranoi se ekipi i tij ishte i kënaqur edhe me një barazim. “Ishte merita e ekipit që unë realizova atë gol, për çka i falënderoj të gjithë çunat. Ndaj Skënderbeut ishte një ndeshje shumë e vështirë, por kemi punuar vërtet shumë për ta arritur këtë fitore të merituar. Besoj se morëm atë që kërkonim, që kur jemi nisur nga Shkodra, edhe pse me një barazim do të ishim të kënaqur. Që nga ardhja e profesor Bushatit ne kemi ndryshuar shumë, si në mënyrën e lojës ashtu edhe në stërvitje.
Bushati: Trukimet? Unë jam trajner. Të flasin drejtuesit e tjerë

Vllaznia ka udhëtuar dje drejt Korçës me objektiva të qarta për të mos u kthyer pa pikë. Trajneri I saj Artan Bushati që debuton pikërisht në këtë takim, në prononcimin e tij ka bërë të qartë se kuqeblutë nuk shkojnë thjeshtë për të vizituar Korçën por për të treguar karakterin e vërtetë të Vllaznisë. Nga ana tjetër, ish-trajneri I Shpresa që tashmë do drejtojë skuadrën e qytetit të tij të lindjes, ka bërë të qartë se edhe me një barazim do të ishte I kënaqur në këtë ndeshje.
Presidenti Agron Çela: Gati një premio surprizë për futbollistët

Agron Çela do të udhëtojë sot në drejtim të Korçës për të ndjekur Vllazninë si president i klubit. Ai rikthehet në këtë post pas 7 vitesh dhe kërkon që në këtë ndeshje skuadra shkodrane të arrijë një rezultat pozitiv. Çela duket mjaft optimist, ndërsa në deklaratën e tij thekson se ekipit nuk do t’i mungojë shpërblimi në rast të një rezultati pozitiv. “Kam takuar lojtarët dhe stafin teknik të skuadrës para nisjes për në Korçë dhe u urova udhë të mbarë dhe një start të suksesshëm në këtë fillim të përbashkët.