Goli i shkodranit Nimani,dërgon Laçin në vendin e tretë

Tre shkodranë kanë ngjitur Kukësin dje sërish në vendin e dytë në renditje. Katër shkodranë të tjerë, njëri prej tyre me një gol të rëndësishëm, kanë dërguar Laçin në vendin e tretë të renditjes sot. Cungu, Rakiqi e Dani vazhdojnë të mirë mirë në pankinën kukësiane dhe jo më kot ata janë ndër ekipet më të mira të vendit. Ndërkohë sot, Laçi falë golit të mesfushorit shkodran Valdano Nimani kanë mundur Teutën 1-0 dhe është ngjitur në vendin e tretë në renditje me 21 pikë, po aq sa edhe Kukësi.
Vllaznia e viteve ’80- ’90 nesër në fushë për kupën “Pavarësia”

Nesër në Vlorë zhvillohet kupa "Pavarësia" në futboll për ekipet veterane të katër klubeve. Njëri ndër to është edhe ai i Vllaznisë së viteve '80- '90, përkrah ekipeve të Flamurtarit, Tiranës dhe Prishtinës. SIgurisht që do jetë një kënaqësi e madhe të shohësh duke luajtur futboll emra të mëdhenj të historisë së këtyre klubeve. Nga Shkodra, Vllazninë do ta përfaqësojnë emra të mëdhenj të futbollit të saj në vite, duke filluar nga Astrit Hafizi, Ferid Borshi, Selman Gruda, Muharrem Shkreli, për të vazhduar me Hysen Zmijanin, Fatbardh Jerën, Hysen Dedjen, Kujtim Shabën, Avenir Danin, Alban Nogën e për të përfunduar me Ilir Dibrën, Entri Çakun, Alban Volumin etj.
Vllaznia vlerëson Flamurtarin. Vendos “regjim kazerme”

Portieri Vujadinoviç “heroi” i Vllaznisë në barazimin e sotëm

Nëse Vllaznia ia doli të merrte një pikë sonte ndaj Flamurtarit, përveç sulmuesit Rexha që shënoi dy gola, të fundit pikërisht në minutën e 95-të, meritën më të madhe natyrisht që e ka portieri Miroslav Vujadinoviç. Ai ka qenë "heroi" i Vllaznisë në këtë takim. Ka neutralizuar disa gola të sigurtë duke lënë në lojë skuadrën e tij. Kronika e lojës e vërteton këtë. Në minutën e parë Memelli gjuan nga jashtë zone dhe portieri malazez pret në pozicion.
Presidenti Gjika i Flamurtarit, dorëheqje para Vllaznisë?

Vllaznia, formacioni anti- Flamurtari ende enigëm

Shpëtim Duro projekton një Vllazni ndryshe kundër Flamurtarit

Në takimin e nesërm ndaj Flamurtarit, pritet të ketë lëvizje në formacion, në sulm dhe në mbrojtje. Nga ajo që mësohet, dy sulmuesit kryesorë Hysa dhe Rexha mund ta nisin nga stoli ndeshjen e së shtunës ndaj vlonjatëve. Pritet që reparti t’i besohet Hajdarit, prej të cilit pritet shumë. Sakaq, një tjetër lëvizje do të ndodhë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa nga minuta e parë do ta nisë Halim Begaj, i cili do të rikthehet si titullar pikërisht përballë së shkuarës, si vlonjat që është. Mbrojtësi do të jetë në fushën e lojës në vend të shkodranit Semina, i cili në fakt nuk është në gjendje të mirë fizike.
Vllaznia “memece”. Aty flitet vetë pask krahëve

Drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur një “black out” informativ edhe pse i pret një ndeshje e rëndësishme ndaj Flamurtarit. Askush prej drejtuesve të skuadrës nuk preferon të flasë, madje janë shumë të shpejtë në përgjigjen, se nuk do të kenë marrëdhënie me shtypin gjatë kësaj jave. Duke parë që “heshtja e shtypit” është vendosur për lojtarët e skuadrës, natyrisht, pjesa e drejtuesve duhet të japë opinionin e saj për një ndeshje aspak të lehtë.
Vllaznia ndaj Flamurtarit, “treni” i fundit për në Europë

Troshani: Vllaznia mund t’i jepet “në përdorim” biznesmenëve
