Mojash Radonjiç: Vllaznia gabon që nuk promovon elementin e ri

Trajneri mungon në stërvitje. Në Shkodër pyesin: A iku Duro?

Në seancën e djeshme stërvitore trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro nuk ka qenë present. Pikërisht kjo mungesë e tij ka bërë që menjerë tek futbollistët apo dhe ato pak tifozë që kanë qenë të pranishëm në fushën stërvitore të Shtojit, të pyesin: “A iku Duro”? Kësaj pyetje I kanë dhënë përgjigje pjestarët e tjerë të stafit drejtues kuqeblu të cilët kishin komunikuar me trajnerin përmes telefonit. Duro u kishte thënë atyre dhe njëkohësisht edhe drejtuesve të klubit se ishte në kursin për trajner në të cilin është rregjistruar për të marrë liçencën UEFA PRO dhe nuk mund ta kapte seancën stërvitore prandaj do ishin dy ndihmësit e tij Sinani e Legata që do të drejtonin këtë seancë.
Shtubina jashtë ekipit deri në janar për shkak të dëmtimit

Mesfushori shkodran, Ndriçim Shtubina, vazhdon të ketë probleme me dëmtimin e tij në gju, çka ka sjellë edhe mospërfshirjen e tij në ekip në takimet e fundit. Lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit, ndërsa terapitë e bëra nga ai deri në këto momente nuk kanë dhënë frytet e pritura, çka mund të sjellë edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Kjo do të thotë se Shtubina nuk do të jetë pjesë e skuadrës minimalisht deri në muajin janar. Ai në këto momente e ka të pamundur të bashkohet me skuadrën në seancat stërvitore.
Fatbardh Jera “firmos”: Kjo Vllazni nuk shkon në Europë

Humb jetën në mënyrë aksidentale gjyqtari lezhjan Rigers Pjetrushi
Është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike në moshën 32 vjeçare gjyqtari i futbollit, lezhjani Rigers Pjetrushi. Ai po kthehej nga Gjirokastra ku kishte qenë dje gjyqtar i katërt në ndeshjen Luftëtari- Kastrioti bashkë me tre gjyqtarët e tjerë Edvin Hoxha, Ridiger Çokaj dhe Glodian Vargu, teksa ka rënë viktimë e një aksidenti në të cilin është përfshirë makina me të cilin ata udhëtonin. Aksidenti ka ndodhur në orën 03.30 të natës dhe Pjetrushi ka qenë në rolin e pasagjerit në makinë.
Vllaznia mundet edhe nga Tirana 0-1 dhe zbret në vendin e 7-të

Trajneri Duro: A ndjehem I rrezikuar? Pse më pyesni mua

Trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro nuk e ka shumë mendjen tek një shkarkim I mundshëm I tij në rast disfate edhe sot me Tiranën. Në Shkodër, kjo gjë përflitet megjithëse drejtues të klubit dy ditë më parë dhanë garancinë se edhe këto katër ndeshje që kanë mbetur deri në fund të këtij viti, nuk do ketë asnjë masë. I pyetur në lidhje me këtë gjë, nëse ndjehet I frikësuar nga një shkarkim I mundshëm nëse nuk fiton me Tiranën, trajneri Duro është përgjigjur krejt ftohtë për gazetarët: “Frikë për shkarkimin? Kjo nuk është pyetje për mua. Unë jam tek Vllaznia për të bërë më të mirën time dhe mendoj se tani e kam bërë atë.
Kjo Vllazni, e dështuar që kur hodhi themelet

Vllaznia e tanishme, një skuadër pa personalitet

Sinani: Vllaznia dhe Tirana nuk kanë më sulmues 20 golësh
