Vllaznia edhe sezonin e ri s’do jetë kampione

0
Opinion nga Tonin FRROKU Vllaznia 11 vite pa titull kampion. Shumë keq për një skuader kaq të njohur. Në këto 11 vite para çdo...

Ilir Nallbani e përsërit: Po pres një ftesë nga Vllaznia

0

Mesfushori kosovar Ilir Nallbani edhe njëherë tjetër shpreh dëshirën e tij në mënyrë të hapur për t’u bashkuar me Vllazninë në sezonin e ri. Fakti që ai ka lënë përshtypje të mirë tek kjo skuadër, tek tifozët e saj dhe për më tepër që edhe ai është ndjerë mirë aty, e bëjnë atë të kërkojë me ngulm rikthimin në Shkodër. Por kjo duket se nuk po ndodh. Lojtari nga Peja megjithatë vazhdon të insistojë. Ditën e djeshme, në një prononcim për “Shkodra Sport” ai ka bërë të ditur se ditët e fundit ka patur një tjetër bisedë telefonike me drejtorin sportiv të Vllaznisë, ish-shokun e tij të skuadrës- Armir Grimën. Duke folur në lidhje me këtë detaj, ai ka thënë:

Kraja qëndron edhe një vit. Ndjehem mirë tek Vllaznia

0

Erdhi në janar pikërisht me këtë qëllim dhe tashmë e ka bërë realitet. Mbrojtësi shkodran Ervis Kraja ka rënë dakord me drejtuesit e lartë të Vllaznisë për të qëndruar edhe një sezon tjetër me këtë skuadër. Në fakt nuk është një firmë e re por është aprovim i një kontrate ekzistuese të mbrojtësit shkodran Ervis Kraja me këtë klubi. Ai erdhi në janar të këtij viti duke firmosur një kontratë 6 mujore me kuqeblutë me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër. Pikërisht akordi për këtë gjë është arritur dy ditë më parë teksa Kraja ka marrë garancinë nga ana e kryebashkiakut Luka për vazhdimin e kësaj kontrate deri në fund të sezonit të ri. Lajmi është bërë I ditur për “Shkodra Sport” nga vetë futbollisti kur ka thënë:

Vllaznia, merkato në çdo repart përveç portës

0

Tek Vllaznia të gjithë drejtuesit e saj, bashkë me trajnerin Shpëtim Duro janë hedhur në sulm për të gjetur lojtarët e duhur në merkato. Dhe në fakt kërkohen jo pak por plot 8 të tillë. Ata I përkasin reparteve të mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit. Vetëm portës jo sepse ajo duket “e blinduar”. Kuqeblutë janë treguar të “mençur” në këtë drejtim. Prej kohësh kanë mbyllur kontratat me dy portierët malazezë Vujadinoviç dhe Gjokoviç dhe gjatë kësaj periudhe nuk do shohin fare drejt portës. Ky I dyti, pra shqiptaro-malazezi Enis Gjokoviç, erdhi verën e kaluar në Shkodër dhe drejtuesit e Vllaznisë I ofruan një kontratë dyvjeçare që ai e firmosi pa asnjë mëdyshje.

Dushku dhe Osmani, mbajnë “peng” Vllazninë deri pas Kupave të Europës

0

Erion Dushku dhe Tefik Osmani, dy mbrojtësit përkatësisht të Tiranës dhe Teutës po mbajnë peng Vllazninë, sa u përket përforcimeve në këtë repart. Nga burime pranë klubit mësohet se lojtarët në fjalë, të cilët pëlqehen nga trajneri Duro, janë kontaktuar nga drejtuesit e klubit. Mirëpo, si Dushkun ashtu edhe Osmanin duket se nuk do të jetë edhe shumë e lehtë për t’i marrë në Shkodër. Kjo pasi, lezhjani, i cili luan në qendër të defensivës bardheblu, përveçse do të zhvillojë edhe takimet e Ligës së Evropës me këtë skuadër, po pret dhe oferta të tjera nga klubet jashtë Superiores.

Shpëtim Duro: Kemi garancinë financiare. Po gjejmë lojtarët

0

Puna ka nisur prej ditësh dhe ndonëse ende nuk është konkretizuar, shpresat janë të mëdha që Vllaznia do të gjejë lojtarët e duhur në merkato. Këtë besim ka edhe trajneri Shpëtim Duro. Ai ka qenë pardje në Shkodër, me një mision tjetër por sigurisht që ka patur edhe një takim me stafin e tij dhe drejtues të klubit duke biseduar pikërisht për ndërtimin e skuadrës. Natyrshëm, ai, Sinani dhe të tjerët kanë ngritur shqetësimin e gjetjes së lojtarëve të duhur në këtë periudhë megjithatë vetë Duro nuk është dukur dhe aq pesimist për të ardhmen. I pyetur për këtë çështje, ai është përgjigjur kështu për mediat: “Natyrisht që nuk është e lehtë të gjesh lojtarë cilësorë në këtë periudhë.

Vllaznia ofertë mbrojtësit argjentinas Lukas Malakarne

0

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të gjetur lojtarët e duhur në merkato vazhdojnë. Lajmi më i fundit që është bërë i ditur sot në media, është ai i interesimit të shkodranëve për mbrojtësin argjentinas Lukas Malakarne. Ai ka mbyllur aventurën një vjeçare me Kastriotin e tani është lojtar i lirë, në pritje për të gjetur një skuadër të re. Lukas Malakarne është në treg. Mbrojtësi argjentinas është piketuar nga drejtuesit e Vllaznisë të cilët së fundmi kanë nxituar t’i bëjnë një ofertë konkrete për t’a joshur. Katër mijë dollarë në muaj është ajo çfarë shkodranët i ofrojnë mbrojtësit 23-vjeçar.

Vllaznia “në hall” me merkaton. Asnjë blerje deri tani

0

I nxehti I qershorit tashmë ka filluar të ndihet jo pak por në Shkodër duket se kanë më shumë nxehtë sesa duhet. Sidomos tek drejtuesit e klubit Vllaznia, të cilëve punët nuk po u shkojnë ashtu siç duhet. Ata kanë filluar prej ditësh punën për merkaton e verës me objektiv forcimin e skuadrës me lojtarë cilësorë por ndërkohë nuk kanë arritur të bëjnë realitet asnjë blerje deri tani. Kontaktet nuk kanë munguar. Nga ana e drejtuesve në fakt, nuk merren vesh shumë gjëra. Ata gjoja duan t’I bëjnë të fsheshta bisedimet me këta futbollistë që kërkojnë dhe nuk vonon një apo dy ditë dhe vetë lojtari prononcohet në media duke thënë se “Vllaznia më ka bërë një ofertë të mirë” por jam duke shqyrtuar edhe ofertat e tjera.

Ndriçim Shtubina: E pres një ofertë zyrtare nga Vllaznia

0

Me Flamurtarin ka mbyllur gjithçka tre ditë më parë. Ka qenë një ndarje e pritshme megjithatë ajo tashmë është bërë një realitet. Mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina nuk është më pjesë e kësaj skuadre dhe ndoshta në brendësi ndjen një keqardhje për këtë gjë. Nuk e ka dashur një gjë të tillë por duket se kanë qenë rrethanat që  e kushtëzuan atë. Vetë ai, i pyetur nga “Shkodra Sport” ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur me skuadrën vlonjate.

Vllaznia, ofertë Tefik Osmanit dhe Gerhard Prognit

0

Ardhja e trajnerit Shpëtim Duro në krye të ekipit të Vllaznisë ka bërë që edhe merkatoja të përqendrohet te lojtarët që ai dëshiron për sezonin e ri. E ndërsa deri më tani janë përfolur shumë emra si të mundshëm për të veshur fanellën kuqeblu, këto ditë, ndonëse jo në mënyrë zyrtare, listës së përforcimeve i janë shtuar edhe qendërmbrojtësi i Teutës, Tefik Osmani, si dhe mesfushori i djathtë i Flamurtarit, Gerhard Progni. Nuk është hera e parë që ky lojtar pëlqehet nga drejtuesit e klubit kuqeblu, ndërsa emri i tij mësohet se ka dalë përsëri në skenë. Synimi i krerëve shkodranë është ta bëjnë të tyrin këtë futbollist, çka do të ndihmonte mjaft në repartin e mesfushës.