Vllaznia kalon Skënderbeun. Tashmë në gjysmëfinale

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj nuk ka hasur në ndonjë rezistencë të madhe në ndeshjen e dytë të turit çerekfinal të play-off-it të kampionatit kombëtar. Pasi e kishin mundur tre ditë më parë në Shkodër me rezultatin 3-1 Skënderbeun, në ndeshjen e dytë, të luajtur dje në Korçë shkodranët kanë fituar pastër në shifrat 3-0. Ndeshja nuk ka patur shumë histori teksa djemtë e trajnerit Kalaja kanë bërë detyrën duke fituar dhe duke kaluar në turin tjetër. Me rezultatin 2-0 pas dy ndeshjeve të para, ka qenë e panevojshme zhvillimi i ndeshjes së tretë në Shkodër.
Vllaznia mund Skënderbeun 3-1 në çerekfinalen e parë

Turi çerekfinal I plej-ofit në volejboll për meshkuj, ka nisur me fitore për Vllazninë. Ajo ka mundur në ndeshjen e parë ekipin e Skënderbeut të Korçës. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është luajtur paraditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar nga vendasit 3-1. Në fakt, ndeshja ka nisur më mirë për miqtë të cilët fituan setin e parë në shifrat 25-16 dhe kjo gjë e shkundi trajnerin Kalaja dhe volejbollistët e tij. Si rrjedhojë, kanë arritur të barazojnë shifrat e seteve në 1-1 menjëherë më pas duke fituar 25-19. Vetëm kaq do ishte rezistenca e korçarëve sepse në setin e tretë ata do munden thellë 12-25 dhe po ashtu edhe në të katërtin 15-25. Me këtë fitore Vllaznia është shumë pranë kalimit në turin gjysmëfinal megjithatë do jetë ndeshja e dytë ajo që do ta vendosë këtë gjë.
Vllaznia mund pastër 3-0 Skënderbeun

Vllaznia mundet nga Teuta 0-3 në Shkodër

Vllaznia mundet 0-3 nga Tirana për javën e 17-të

Vllaznia mundet 0-3 sot nga Studenti në “Qazim Dervishi”

Rezart Prela, një ditëlindje larg pasionit të madh-volejbollit

Vllaznia fiton lehtësisht 3-0 ndaj Elbasanit

Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 nga Teuta në Durrës

Kalaja: Vllaznia s’ka lekë as për udhëtime jashtë Shkodre
Humbja me Tiranën dy ditë më parë nuk është se e ka shqetësuar shumë trajnerin e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë- Artan Kalanë. Skuadra që ai drejton është sërish brenda objektivave të saj dhe mbi të gjitha brenda garës për titullin kampion. Por ajo që e shqetëson këtë trajner është sërish i njëjti problem: mungesa e anës financiare. Ndonëse kemi hyrë në muajin e dytë të këtij viti, klubit shkodran ende nuk i kanë kaluar fondet e duhura për udhëtimet e ekipeve jashtë Shkodrës dhe në kushte të tilla, ekipet po udhëtojnë me fondet e tyre.