Volejbollisti shkodran Arion Çuni drejt Francës

0

Volejbollisti shkodran Arion Çuni shumë shpejt mund të bashkohet me një nga skuadrat e Kampionatit francez të volejbollit. Mësohet se ai prej disa ditësh ndodhet në Francë dhe atje po stërvitet. Volejbollisti është bashkuar me ekipin e Montpellier dhe për momentin vijon përgatitjet me ekipin universitar.

Volej meshkuj te rritur, kalendari per sezonin e ri

0

Në Federatën Shqiptare të Volejbollit është hedhur shorti për Kampionatet e meshkujve dhe femrave për të rritur si dhe janë përcaktuar datat për fillimin e sezonit të ri. Tek meshkujt Kampionati është përcaktuar të nisë me 15 tetor. Skuadra e Vllaznisë, si zakonisht vitet e fundit edhe kësaj here do të jetë një nga ekipet pretendente për fitimin e trofeve.

Volejboll meshkuj te rritur, faza pergadtiore ne Velipoje

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj i është drejtuar plazhit të Velipojës për të zhvilluar fazën përgaditore. Pas pushimeve të verës, volejbollistët e Vllaznisë janë përgaditur për të qënë të gatshëm për sezonin e ri 2011-2012. Shkodranët kanë qëndruar në Velipojë deri ne fund të muajit gusht, pra në një periudhë 10 ditore.

Shorti volejboll femra

0

Nga lojërat me dorë, Kampionati i volejbollit për femra do të jetë i pari që do të fillojë për sezonin e ri 2011-2012.

Rikthehet pas 20 vitesh ekipi i volejbollit te te rriturave te Vllaznise

0

Vllaznia rikthen skuadrën e të rriturave në volejboll për femra. Shkodranet sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kampionatin Kombëtar për të rritura. Kjo skuadër i ka munguar prej vitesh Shkodrës dhe shpesh herë për dikë ka qenë edhe shqetësuese. Mungesa e skuadrës së femrave të volejbollit për dashamirësit e sportit ka qënë e papranueshme.