Faza finale e kampionatit të volejbollit për të rinj në këtë sezon, do të zhvillohet në Tiranë, pikërisht në sallën “Fahrie Hoti”. FSHV-ja ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të kësaj faze që do jenë 26-27 maj. Katër skuadrat e kulifikuara për në këtë fazë janë Vllaznia, Farka Volej, Elbasani dhe Tirana. Janë përcaktuar njëkohësisht edhe çiftet gjysmëfinaliste teksa Vllaznia do të ndeshet me  Elbasanin, më datën 26 maj në orën 16.00 ndërsa dy orë më vonë atë ditë do luajë edhe çifti tjetër, Farka Volej- Tirana.

Fitueset e këtyre dy çifteve që mendohet të jenë Vllaznia dhe Farka Volej nisur nga ato çfarë këto dy skuadra kanë paraqitur gjatë gjithë kampionatit, do të ndeshen me njëra-tjetrën më 27 maj në orën 12.00 në këtë sallë sportive për të përcaktuar ekipin kampion të këtij sezoni. Sigurisht që skuadra e drejtuar nga Mirian Rrahishta do kërkojnë suksesin dhe për këtë janë duke u përgatitur ashtu siç duhet prej kohësh për këto ndeshje të fazës finale për të kurorëzuar me sukses me titullin kampion të rradhës.
www.shkodrasport.com