Pas Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për femra, do të startojë ajo për meshkuj. Ndeshjet e kësaj kupe do nisin më 21 shtator dhe në të do marrin pjesë 4 ekipet më të mira të sezonit të fundit, pra Studenti, Teuta, Tirana dhe Vllaznia. Sipas një kalendari paraprak në ndeshjet gjysmëfinale, ekipit shkodran do t’i duhet të ndeshet me kampionët në fuqi të Studentit. Ndeshja do të luhet në orën 18.00 të datës 21 shtator pra në një nga sallat e pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Nëse Vllaznia e trajnerit Artan Kalaja e fiton këtë ndeshje, një ditë më pas do të diskutojë finalen me fituesen e çiftit Teuta- Tirana. Ekipi shkodran nuk ka pësuar shumë ndryshime në krahasim me sezonin e fundit. Ka ardhur vetëm Endri Jukni që gjithsesi cilësohet një përforcim shumë i rëndësishëm. Objektivi i Vllaznisë sigurisht që është të bëjë një paraqitje të mirë dhe pse jo të kërkojë edhe fitoren e këtij trofeu. Pas mbarimit të ndeshjeve të kësaj kupe do të nisë edhe kampionati kombëtar.
www.shkodrasport.com