Friday, July 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE KRYER/ Sherif Kallaku largohet nga Vllaznia

E KRYER/ Sherif Kallaku largohet nga Vllaznia

Ndonëse u mendua se do të ishte pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin 2026-2027, Sherif Kallaku nuk ka patur aspak dëshirë të qëndrojë në Shkodër dhe si rrjedhojë ka kërkuar me insistim të largohet. Edhe trajneri Edi Martini, ai që e solli një vit më parë te Vllaznia, duket se është “dorëzuar” në këtë çështje.

Në konferencën e shtypit të pragndeshjes me Malishevën, numri 1 i pankinës kuqeblu u shpreh se “nuk mbajmë lojtarë me zor” dhe njëkohësisht sipas tij, ai do të shitej tek Teuta, çka do të thotë se shkodranët do të përfitonin një shumë financiare për ta lënë të lirë fantazistin.

Dhe Kallaku në fakt sot është shfaqur në miqësoren që Teuta luajti ndaj Ludogorets. Kjo do të thotë se dy klubeet, Vllaznia dhe Teuta mesa duket e kanë arritur akordin dhe në orët në vijim do të vijë edhe zyrtarizimi i largimit të këtij futbollisti nga kuqeblutë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments