Njihuni me rregullat e reja në volejboll

Federata Ndërkombëtare e Volebollit (FIVB) do të aplikojë së shpejti ndryshime në sistemin e pikëzimit dhe të seteve. Duke parë që kohëzgjatja e ndeshjeve apo edhe e një seti të vetëm është rritur ndjeshëm, ku shon deri në 30 pikë apo më shumë, gjë që shpesh kjo ndikon në uljen e nivelit të lojës dhe të shikueshmërisë, është menduar një rregull interesant, që do të eksperimentohet sezonin tjetër. Numri i pikëve të çdo seti do të ulet nga 25 në 15, por ama do të rritet numri i seteve, nga 5 në 7. Pra, fitues del ekipi që fiton 4-0, 4-1, 4-2 ose 4-3.
Endri Jukni lë Teutën dhe bashkohet sërish me Vllazninë
Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka bërë një përforcim të rëndësishëm në merkaton e verës. Më mirë të themi ka qenë një rikthim i rëndësishëm i volejbollistit Endri Jukni. Ai në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit ndërkohë që tashmë kthehet të luajë për skuadrën e qytetit të tij. Natyrisht që ky është një lajm i mirë për trajnerin Artan Kalaja sepse njihen vlerat e këtij sportisti. Me ardhjen e Juknit, ekipi shkodran është përforcuar jo pak dhe për rrjedhojë edhe në sezonin e ri sërish do ketë pretendime të larta. Që do të thotë, do të kërkojë të jetë në mes ekipeve më të mira të vendit që do jenë në garë për titullin kampion. PERSONAZH/ Leda Preçetaj: Volejbolli është një pjesë e rëndësishme e jetës time
Volejbollistet kampione të Vllaznisë që pozojnë si modele në rrjetet sociale (FOTO)
Stela Kiri: Objektivi im në karrierë është të jem pjesë e kombëtares
Qafarena- Koçi dhe Qershia- Hysaj fituesit e “Volej-Poja Beach Trophy 2018”
FOTO/ Sava Thaka, volejbollistja bukuroshe mahnit edhe në rrjetet sociale
Volejbolli i meshkujve, ekipi më i financuar në Sportklub Vllaznia
Volejbollistja shkodrane Cindy Marina pozon si “Miss Universe” para logos së Vllaznisë
Të rejat e Vllaznisë shpallen kampione të Shqipërisë

Skuadra e Vllaznisë është shpallur sot pasdite kampione e Shqipërisë në volejboll për të reja për sezonin sportiv 2016-2017. Ekipi shkodran i fitoi të dyja finalet e play off-it të luajtura ndaj Skënderbeut. Pas triumfit pak ditë më parë në Shkodër me shifrat 3-0, ekipi i Vllaznisë fitoi edhe sot në Korçë, duke mundur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 3-1 me sete 12-25, 25-18, 22-25, 25-27. Një kampionat i dominuar nga volejbollistet e reja shkodrane, që luajtën më mirë se rivalet korçare, duke e merituar këtë titull kampion.



























