Tek Vllaznia e volejbollit te femrave ka nje grup lojtaresh te talentuara te cilet padyshim qe premtojne shume per te ardhmen. Jane thuajse te gjitha te nje moshe, 17-18 vjeçare dhe e ardhmja e tyre por edhe e ekipit shkodran duket e sigurte me to ne perberje. Njera prej tyre eshte edhe Leda Preçetaj.

Shtatelartja qe luan ne pozicionin e diagonalistes, ka pranuar te jape nje interviste per “Shkodra Sport” ku ka folur per pasionin e saj te madh- volejbollin por edhe per gjera te tjera qe kane te bejne me jeten e saj.

-Si e gjykoni ecurine e skuadres tuaj kete sezon?

– Krahasuar me vitin e kaluar, kete sezon te ri kemi nje ndryshim goxha te madh ne skuader, sepse siç shihet vajzat jane rritur profesionalisht, japin me te miren e tyre ne fushe. Po ashtu po punojme dita-dites per te permbushur synimin tone, te jemi pjese e 4-shes me te mire e pse jo edhe daljes kampion.

Gjithashtu nje rol kryesor luan edhe ekperienca, sepse ne perberjen e ekipit kemi nje moshe relativisht te re krahasuar me moshat e ekipeve te tjera qe kane vite qe luajne apo ushtrohen per ate sport, por kjo s’do te thote qe s’jemi te gatshme per te sfiduar ekipet e tjera.

Ti personalisht je e kenaqur me ate cfare po paraqet ne fushe apo pretendon me shume nga vetja?

Po mundohem dite pas dite e ndeshje pas ndeshje, qe te mesohem me pozicionin e ri, si diagonaliste, sepse sic e dime, çdo pozicion ka teknikat e veta dhe nuk eshte e lehte qe te mesohesh me te. Prentendoj qe te jap me shume, sepse per kete po stervitem, por per kete me pret nje rrugetim i gjate, pasi duhen ore, dite e vite pune per te arritur aty ku une deshiroj.

Mund te them se çdo ndeshje e bere me vlen per te mesuar nga gabimet, sepse vetem keshtu mund te arrij te perfeksionohem e te jap ate rezultat qe deshiroj. Ne fund te fundit, po te kesh vullnet e deshire, mund te arrish aty ku deshiron, dy veti te cilat nuk me mungojne!

Pse ke zgjedh volejbollin?

-Sepse eshte sporti i cili me ka terhequr dhe e kam ndjere si pjese te timen qe ne femijeri e nga kjo deshire zbulova qe kam edhe talentin. Pastaj fillova stervitjen ne ekipin e Vllaznise dhe jam kjo qe jam sot e shpresoj qe te me sjellin nje te ardhme sa me te sukseshme.
Gjithashtu, te luash, te kontribosh e te japesh ate cfare di per nje skuader eshte ndjesia me e bukur.

-Sa vite ke qe merresh me volejboll?

-3 vite te plota ka qe merrem me volejboll dhe qe luaj per ekipin e te rejave. 2 vitet e fundit kam qene pjese edhe e ekipit te te rriturave.

Ke endrra te medha me kete sport?

-Pikesepari, deshira me e madhe eshte arritja e daljes kampion e ekipit ku po luaj aktualisht, pra Vllaznise e pastaj dyert jane te hapura per te luajtur edhe ne ekipet e huaja, por kete t’ia leme kohes. Ajo qe mund te pohoj eshte se objektivat e synimet me kete sport jane te medha dhe shpresoj qe kjo enderr te behet realitet ne te ardhmen!

Çfare pasionesh te tjera keni?

-Pervec sportit, pasion tjeter kam shkollen dhe leximin e librave, qe zene pjesen tjeter te dites pas stervitjes.

Vazhdon studimet e larta?

Po, aktualisht jam ne vitin e pare dhe studioj per “Informatike Ekonomike”, ne universitetin e “New York”, Tirane.

-Informatike ekonomike?

-Po, si informatika ashtu edhe ekonomia, jane dege te cilat me pelqejne dhe me terheqin.

-E shihni te ardhmen ne keto fusha apo ne volejboll?

Nuk e di se cfare ka rezervuar e ardhmja per mua, por besoj qe do jem pjese e te dyja fushave.

-Ke marre apo i ke dhene me shume volejbollit?

-Marredhenia me volejbollin eshte reciproke, ç’te mbjellesh do te korresh!

-Ke bere shoqe e mike nga sporti?

-Vete sporti eshte i tille, do te punosh ne nje mjedis ku je e rrethuar me persona te tjere e do te shpenzosh çdo dite, disa ore me to dhe do apo s’do, ato do te behen pjese e familjes se vogel te sportit. Ajo çfare eshte me e rendesishmja eshte se brenda nesh ekziston harmonia dhe bashkepunimi me njera-tjeteren, qe eshte kryesore per nje ekip.Pra jemi nje grup i vogel, ku secila jemi mike te mira me njera-tjetren e ajo qe na bashkon eshte objektivi i njejte.

-Sa kohe i perkushtoheni sportit ne dite?

-Stervitemi 2 deri 2.30 ore ne dite, pasi rethanat jane te tilla, sepse çdo ekip ka oraret e veta te stervitjes dhe keto jane mundesite qe kemi, por nuk kane munguar rastet kur jemi stervitur paradite dhe pasdite. Me sportin jam e lidhur ngushte, keshtu qe perveç stervitjes mundohem te ndjek edhe palestren me aq sa mundesi kam.
© shkodrasport.com