Kombëtarja U16 në basketboll për djem i ka nisur eliminatoret e Kampionatit Europian, Divizioni C, me fitore. Ditën e djeshme ajo ka triumfuar me rezultatin e thellë 106-59 ndaj kombëtares së San Marinos.
Një nga lojtarët më përcaktues në këtë sukses të kuqezinjve ka qenë basketbollisti i Vllaznisë Samuel Bazhdari. Ai mban rekordin si lojtari më i ri i aktivizuar në Superligën shqiptare (vetëm 15 vjeç), ndërsa dje debutoi me kombëtaren shqiptare me shumë sukses.
Ka luajtur vetëm 17 minuta në ndeshjen ndaj San Marinos, por ka qenë lojtari më rezultativ tek kombëtarja jonë. Gjatë këtij minutazhi ka arritur të shënojë 20 pikë dhe ka bërë edhe 13 kërcime në tabelë.
Një performancë kjo që e tregon qartë talentin, punën dhe potencialin e jashtëzakonshëm të një prej basketbollistëve më premtues të vendit. Ky është basketbollisti shkodran Samuel Bazhdari.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


