Për dy ditë më rradhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi është zhvilluar kampionati i volejbollit për vajzat e reja me pjesmarrjen e ekipeve të shkollave të ndryshme të qytetit. Ky aktivitet është organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Sportklub Vllaznia, në kuadrin e festave të Nëntorit. Takimet janë zhvilluar me rivalitet dhe paraditen e sotme janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe finale.

Në gjysmëfinale ekipi i shkollës “Zemra e Krishtit” ka fituar ndaj shkollës Austriake ndërsa në gjysmëfinalen tjetër ekipi i shkollës “Pjetër Meshkalla” ka fituar ndaj ekipit të paratërejave të Vllaznisë. Kësisoj në finale janë ndeshur ekipet e shkollave “Pjetër Meshkalla” dhe “Zemra e Krishtit”. Të parat kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar 2-0 duke fituar kësisoj kupën “Pavarësia”. Ata kanë fituar me meritë sepse kanë treguar nivel më të lartë se ekipet e tjera, falë talentit të këtyre vajzave dhe punës së bërë nga mësuesja Aurora Hila. Në fund të aktivitetit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të diplomave për tre vendet e para të cilat janë dorëzuar nga inspektorja dhe specialisti i zyrës së sportit në Bashkinë Shkodër Vinifreda Gazulli e Antonio Shabani si dhe nga drejtori i Sportklub Vllaznia Mark Kroqi.

© shkodrasport.com